Afrim Cana është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan.

Pas përfundimit të mandatit të rregullt të drejtorit të deritanishëm, Arsim Emini, të hënën, Drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK-së ka marrë vendim më 28.04.2025 për caktimin e dr. Afrim Canës në këtë pozitë.


Afrim Cana, deri më tani ka drejtuar Shërbimin e Shëndetit Mendor në Gjilan që nga viti 2005.

Ai është i diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë dhe ka përvojë të gjatë në menaxhimin institucional./Telegrafi/