Agjencioni për Financim në Kosovë (AFK) në Pejë sot dhuroi 30 dhurata për fëmijët në nevojë të cilët janë të anëtarësuar në Kryqin e Kuq të Pejës.

Këta fëmijë ishin përzgjedhur nga Kryqi i Kuq.


Abedin Alia nga Kryqi i Kuq i Pejës, theksoi se për festën e Vitit të Ri, AFK-ja iu ka kthyer buzëqeshjen 30 fëmijëve me dhurata.

Ai tha se këta fëmijë kanë kushte të vështira ekonomike dhe shumica prej tyre sot për herë të parë në lokalet e AFK-së në Pejë morën dhurata për Vitin e Ri.

Zyrtarë të AFK-së theksuan se përveç bashkëpunimit të mëtutjeshëm me Kryqin e Kuq, kësaj radhe për herë parë kanë dhuruar edhe dhurata për fund vit. /Telegrafi/