LAJMI I FUNDIT:

Afati për tërheqjen e pasaportave në Shqipëri shtyhet deri në shtator 2021

Afati për tërheqjen e pasaportave në Shqipëri shtyhet deri në shtator 2021

Emigrantët shqiptarë që kanë aplikuar për kartën ID apo pasaportë biometrike dhe nuk ka mundur ta tërhequr atë në kohën e duhur nuk do t’i digjet, por do të mund ta tërheqë deri më 1 shtator 2021.

Ministria e Brendshme ka njoftuar se ky vendim është marrë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve që jetojnë jashtë vendit dhe nuk kanë arritur t’i marrin dokumentet në kohë.

Sipas ligjit letërnjoftimet mund të mbahen në ruajtje për një afat 1-vjeçar dhe më pas asgjësohen, nëse nuk aktivizohen sipas procedurës për shenjat biometrike.


“Shtyhet afati i tërheqjes së letërnjoftimeve, deri në Shtator 2021. Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me koncesionarin e prodhimit të dokumenteve të identitetit, kanë shtyrë deri në 1 shtator 2021, afatin e tërheqjes së letërnjoftimeve të prodhuara, por të patërhequra nga shtetasit.

Ky vendim është marrë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve që jetojnë jashtë vendit dhe nuk kanë mundur t’i marrin dokumentet në kohë. Ministria e Brendshme u bën thirrje shtetasve që nuk kanë tërhequr ID kartat, të marrin masat që gjatë kësaj periudhe, të paraqiten pranë zyrave të shpërndarjes.

Sipas ligjit, letërnjoftimet mund të mbahen në ruajtje për një afat 1-vjeçar dhe më pas asgjësohen, nëse nuk aktivizohen sipas procedurës për shenjat biometrike”, shkruan Ministria e Brendshme në Twitter./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori