LAJMI I FUNDIT:

Afati për konvertimin e patentë shoferëve nga Serbia ka mbaruar, nga sot nis gjobitja e vozitësve

Afati për konvertimin e patentë shoferëve nga Serbia ka mbaruar, nga sot nis gjobitja e vozitësve

Të premten ka përfunduar procesi i konvertimit të patentë shoferëve ilegal të lëshuar nga Serbia, në ata të Kosovës.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme në një përgjigje për Telegrafin, kanë bërë të ditur se numri total i qytetarëve që kanë aplikuar për konvertim të patentë shoferëve është mbi 6 mijë.

“Po, procesi ka përfunduar të premten më 23.08.2024. Totali i aplikimit të qytetarëve për konvertim të patente shoferëve deri me date 23.08.2024 është 6,509”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.


MPB ka bërë të ditur se shoferët të cilët nuk kanë bërë konvertimin e patentë shoferëve do të gjobiten sipas legjislacionit në fuqi.

“Dënimet do të jenë sipas legjislacionit në fuqi në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e tyre.

E zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani ditë më parë ka thënë se shoferët që zihen duke vozitur me patentë shoferë të lëshuar nga Serbia, do të gjobiten nga 500 deri në 1500 euro.

Pesë muaj pas përfundimit të ri-regjistrimit të automjeteve nga targat e Serbisë në ato të Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës filloi procesin e ndërrimit të patentë shoferëve.

Shoferëve u është dhënë një afat prej tre muajsh e gjysmë që t’i ndërrojnë patentë shoferët e lëshuar nga Serbia, në të Kosovës.

Fillimisht u dha afati nga 9 maji deri më 9 gusht, e më pas MPB-ja e Kosovës e zgjati procesin e zëvendësimit deri më 23 gusht.

Kështu që nga sot vozitësit, para së gjithash në veri të Kosovës ku ka pasur më së shumti dokumente të tilla, nuk do të mund të drejtojnë më veturat e tyre nëse kanë dokumente serbe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori