Bashkatdhetarët që jetojnë në vende të ndryshme të botës, zakonisht pushimet verore i kalojnë në Kosovë, në vendilndje.
Gajtë muajve korrik e gusht, Aeroporti “Adem Jashari” në Prishtinë është plot gjallëri dhe emocione që sjellin me vete bashkatdhetarët.
Një pjesë të ditës së mërkurë ekipi i Telegrafit qëndroi së aeroportin “Adem Jashari”, për t’i pritur bashkatdhetarët dhe për t’iu uruar mirëseardhje në Kosovë.
Hisen Beqa, që kishte ardhur nga Gjermania në Kosovë tha se një pjesë të pushimeve do ta kalojë në Kosovë dhe një pjesë në Shqipëri.
“Prej Gjermanisë mbërritëm këtu do të qëndrojmë 10 ditë, nuk është e mjaftueshme në vendlindje por nuk po mundemi më shumë. Pushime do t’i kalojmë pesë ditë këtu dhe pesë ditë në bregdetin e Shqipërisë. Tre mijë euro i sollëm në Kosovë kësaj radhe sepse po vijmë shpesh këtu”, tha Beqa.
Zakonisht mërgimtarët kur vijnë në Kosovë për pushime me vete sjellin dhe dhurata të ndryshme, por edhe të holla gjithashtu duke kontribuar në përmirësimin e ekonomive familjare të Kosovës.
Adelina Kelani –Mazreku që kishte ardhur nga Frankfurti i Gjermanisë tha se kishte sjellë rreth 1 mijë euro për të afërmit në Kosovë.
“Nga Frankfurti erdhëm, në Kosovë kam me qëndrua dy muaj. Nuk po na kërkojnë asgjë ne vetëm prej dëshirës tonë prej mallit që kemi po iu sjellim diçka, si rroba edhe të holla po ashtu. Unë ua solla 1 mijë euro familjarëve”, tregoi ajo.
Në valigjen e një bashkatdhetari që vjen në Kosovë nuk ka si të mungojnë edhe pakot me çokollata. Liridon Rexha tha se ka u sjellur çokollata familjarëve nga Gjermania duke mos përjashtuar edhe dhuratat e tjera.
“Unë erdha prej Gjermanisë në Kosovë kam me qëndrua dhjetë ditë. Të afërmve në Kosovë u munduam të iu sjellim nga të gjitha gjërat nga pak. Mirëpo çokollata iu sjella më shumë. Më herët më shumë na kanë kërkuar para me iu sjell kurse tash jo, nuk po ankohen si më herët i kemi rralluar prurjet e të hollave”, u shpreh Rexha.
Për t’i kaluar pushimet në vendlindje kishin ardhur edhe bashkatdhetarë nga diaspora e largët. Sebahate Krasniqi që jeton në Amerikë ka planifikuar të qëndrojë pesë javë në Kosovë, duke u sjellur dhurata modeste familjarëve.
“Ne kemi ardh prej Amerikës, planifikojmë të qëndrojmë pesë javë në Kosovë. Të afërmve iu kemi sjellur nga një dhuratë modeste” tha ajo.
E Riad Aliun në Kosovë e kishte sjellur dëshira për t’a kaluar festën e Kurban Bajramit me familje.
“Pushimet mendoj t’i kalojë me familjen time në Kosovë, kam ardhur këtu t’a pres festën e Kurban Bajramit dhe të kthehem prap pastaj”, tregoi Aliu.
Kurse Muhamerrm Berisha, theksoi se kësaj here ua kishte sjellur me vete 10 mijë euro, të afërmve të tij në Kosovë.
“Prej Gjermanisë kam ardhur, këtu kemi planifikuar të qëndrojmë tri javë. Dhurata të vogla kemi sjellur me vete. Po ashtu edhe para kësaj here dikund 10 mijë euro i solla”, tha Berisha.
Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovë (BQK) tregojnë se gjatë katër mujorit të parë të 2022-së, diaspora ka dërguar 18 milionë euro më shumë, shkruan Telegrafi. Për këtë periudhë, vlera më e lartë ishte gjatë muajit prill me 110.1 milionë euro nga totali prej 351.5 milionë euro.
Nga Gjermania kanë ardhur 40 për qind e dërgesave, ndjekur nga Zvicra me 18.5 për qind dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 8 për qind. Gjatë vitit 2021, diaspora ka dërguar 1 miliard e 143 milionë euro. Pavarësisht masave të pandemisë COVID-19, vlera e sjellë në vendin tonë është 163.9 milionë euro më shumë se viti 2020.
Banka Botërore thotë se që nga shpallja e pavarësisë, në Kosovë janë dërguar rreth 13 miliardë euro. Sipas BB-së, pjesëmarrja e remitencave në Prodhimin e Brendshëm Bruto të Kosovës është rreth 20 për qind./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova