Air Force One nuk është thjesht avioni presidencial amerikan, por edhe “vendi ajror” më i sigurt në botë.
Shoqëron Presidentin e Shteteve të Bashkuara në të gjitha udhëtimet ajrore, dhe në rast emergjence apo sulmi terrorist që kërcënon sigurinë e presidentëve përdoret edhe si rezidencë dhe si zyrë lëvizëse.
Nga viti 1990 Air Force One është një Boeing 747-200 i modifikuar. Ka një gamë fluturimi mbi 12.000 km (një e treta e perimetrit të Tokës) mund të furnizohet duke fluturuar, dhe përveç suitës presidenciale ka një sallë operimi dhe ka mbi 2000 ushqime të gatshme në rast emergjence.
Kur ulet në aeroport i tregon publikut gjithnjë anën e majtë, sepse në krahun e djathtë rri Presidenti dhe familja e tij.
10- Ai mund të fluturojë pafundësisht
Kjo gjë është e mundur pasi avioni presidencial amerikan ka mundësinë që të furnizohet edhe duke qenë në fluturim, madje edhe duke qenë në lartësinë 10 mijë metra. Ka një gamë fluturimi mbi 12.000 km (një e treta e perimetrit të Tokës).
9- Në bord ka një spital
Në bordin e tij ndodhet edhe një spital i mirëfilltë. Përveç spitalit, ka një edhe një sallë operimi moderne.
8- “Bisha” nuk ndahet nga avioni
Bashkë me presidentin, në këtë avion fluturon edhe “The Beast”, makina presidenciale që është një tjetër objekt atraksioni e jashtëzakonshme.
Për ata që nuk e njohin, limuzina presidenciale e presidentit amerikan Barak Obama është fjala e fundit e teknologjisë. Është e aq e sigurtë sa i reziston çdo lloj eksplozivi të fuqishëm. Është makina presidenciale më e blinduara në histori.
E ndërtuar në fshehtësi të madhe nga General Motors, ajo është një përzierje mes një limuzine dhe një kamioni të stërmadh dhe është e mbuluar me përmbajtje të hekurt.
Është shumë e madhe, e rëndë dhe e fuqishme sa është quajtur “bisha” nga shërbimet e sigurisë presidenciale, pasioni i të cilëve për nofkat është i njohur. Emri në kod i tyre për të identifikuar Obamën është Renegade, ndërsa gruaja Mishela është Renaissance (rilindja).
7- Ka hapësirë të jashtëzakonshme
Për ata që mendojnë se na avionë nuk ka hapësira të rehatshme, duhet të dini se apartamenti i presidentit Obama, përfshi zyrën dhe të gjitha mjediset e tjera të banimit kanë një sipërfaqe prej 370 metra katrorësh. Madje aty Obama mund të bëjë dush, të flejë në një krevat të stërmadh dhe mund të bëjë edhe gjimnastikë.
6- Është një bunker antibombardim
Ai është gjithashtu edhe një bunker antiraketë. Në bordin e Air Force ndodhen te instaluara pajisje që i mundësojnë atij shmangien prej çdo sulmi raketor.
5- Ka një kuzhinë të shumëllojshme
Presidenti mund të ketë 99 probleme, por nga ushqimi jo. Në bord, Air Force ka gjithashtu edhe një kuzhinë. Kuzhinierët e shumtë të Air Force mund të gatuajnë çdo lloj ushqimi dhe mund të gatuajnë për 100 veta. Ndërkohë që ka mbi 2000 ushqime të gatshme në rast emergjence. Nëse dikush nuk është i kënaqur nga ushqimi, presidenti Obama mund ta hedhë nga avioni. Mos e merrni seriozisht këtë të fundit.
4- Ka dy Air Force
Mos harroni se presidenti i Shteteve të Bashkuara nuk është një njeri zakonshëm. Ai nuk punon në ndonjë bar dhe të lutet që avioni më modern i njerëzimit të mos prishet.
Në këtë mënyrë ka dy Air Force One. Ata përdoren me radhë. Kur njëri është riparim, tjetri është gati.
3- Çdo avion ku ndodhet presidenti i SHBA quhet Air Force One
Çdo avion ku përkohësisht dhe për çdo arsye ndodhet presidenti amerikan quhet Air Force One, transmeton tiranaobserver. Si Komandanti i Përgjitshëm i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Obama në Air Force One mund të marrë cddo vendim dhe mund të takojë çdokënd pa marrë lejen e Kongresit.
2- Air Force One kushton një pasuri
Air Force One është shumë i kushtueshëm. Me nivelin e jashtëzakonshëm të sigurisë, dy kuzhinat, Dhomën e Mbledhjeve, dyshet, mbi 85 telefonat që gjenden në bord, etj, ai kushton jashtë mase kur fluturon.
Sipas Departamentit të Drejtisë, një orë fluturimi e Air Force One kushton më shumë se 200 mijë dollarë
1- Është shumë i shpejtë
Edhe pse është super i blinduar dhe me 60 metra gjatësi, Air Force One është një avion shumë i shpejtë. Ai mund të fluturoje edhe me mbi 600 milje për orë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump komenton takimin viral me Obamën: Ndoshta ne e pëlqejmë njëri-tjetrin
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Shpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti
Trump e konfirmon, një takim me Putinin po organizohet
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025