LAJMI I FUNDIT:

Aeroplani i përfshirë nga zjarri në Tokio dyshohet se u përplas me një fluturake tjetër, evakuohen 379 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Aeroplani i përfshirë nga zjarri në Tokio dyshohet se u përplas me një fluturake tjetër, evakuohen 379 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Transmetuesi publik japonez NHK ka njoftuar duke u thirrur në mediat lokale se aeroplani i aviokompanisë “Japan Airlines” është përfshirë nga zjarri derisa po ateronte në aeroportin Haned të Tokios.

Siq raporton BBC, aeroplani dyshohet të jetë përplasur me një aeroplan tjetër sapo preku në pistë, transmeton Telegrafi.


NHK gjithashtu njoftoi se zjarrfikësit po bëjnë të pamundurën të lokalizojnë zjarrin në fluturaken me numër JAL 516 që kishte udhëtuar nga Hokaido.

Aeroplani i “Japan Airlines” përfshihet nga zjarri derisa ateron në pistën e aeroportit të Tokios
Lexo po ashtu Aeroplani i “Japan Airlines” përfshihet nga zjarri derisa ateron në pistën e aeroportit të Tokios

Sky News ka cituar aviokompaninë Japan Airlines se janë evakuuar 379 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit që gjendeshin në fluturaken që është përplasur me një fluturake tjetër të Rojës Bregdetare të Japonisë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes shfaq fluturaken e përfshirë plotësisht nga zjarri si dhe zjarrfikësit që po tentojnë të parandalojnë përhapjen e zjarrit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Kalo në kategori