LAJMI I FUNDIT:

Adoleshentja turke thuhet se vdiq në një shëtitje të Kamikazit në parkun e lojërave, pasi u ngufat nga të vjellat e saj

Adoleshentja turke thuhet se vdiq në një shëtitje të Kamikazit në parkun e lojërave, pasi u ngufat nga të vjellat e saj

Një adoleshente në Turqi ka vdekur pasi u ngufat nga të vjellat e saj në një shëtitje të quajtur Kamikaz në parkun argëtues të lojërave.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, familja e Zeynep Gunay, 19-vjeçare, pohon se operatorët injoruan kërkesa e tyre për ta ndaluar shëtitjen, pasi vunë re se ajo ishte në ankth.

Incidenti besohet të ketë ndodhur të hënën gjatë pasdites në qytetin e Stambollit.


Gunay, e cila ëndërronte të bëhej psikologe, frekuentoi parkun për t’u çlodhur, derisa priste rezultatet e provimit të saj.

Një fotografi përfundimtare nga pamjet e kamerave të sigurisë, tregojnë adoleshenten të veshur me një maskë të bardhë e me hixhab ngjyrë gri, e cila qëndronte ulur dhe po priste që shëtitja të fillojë. /Telegrafi/