Kerim Ahmedspahiq 16-vjeç nga Bosnja e Hercegovina, ka arritur të thyej rekordin botëror në numrin e tullave të thyera me kokë.

Mediat ndërkombëtare i kanë dhënë hapësirë të veçantë Kerimit, dhe janë befasuar lidhur me rekordin e tij në disiplinën e pazakontë të Teak Wando, transmeton Telegrafi


Adoleshenti nga Bosnja ka arritur që brenda 35 sekondave të thyej me kokë 111 tulla, duke arritur të futet në Librin e rekordeve Guiness.

Në vendin e ngjarjes ishte prezent delegacioni i librit të rekordeve Guiness, të cilët zyrtarisht konfirmuan rekordin e ri. /Telegrafi/