Adoleshentët i dhurojnë rroba të reja të pastrehut, shikoni reagimin e tij (Foto/Video)

22:"© Ryan Cook/ Facebook
Tre adoleshentë nga Teksasi menjëherë futën duart në xhepa në momentin që panë një të pastrehë në një lokal, me qëllim që t’i paguajnë ushqimin dhe t’i blejnë rroba të reja.
Ryan Cook së bashku me miqtë Joshua Mechell dhe Alberto Montiel ishin duke ngrënë në një restorant,kur panë një burrë të ulur pranë tyre i cili ishte i veshur me rroba të vjetra, transmeton Telegrafi.
Aty e kuptuan se ai është i pastrehë, dhe kështu vendosën t’i paguajnë ushqimin derisa njëri prej tyre vrapoi në një butik për t’i blerë disa rroba të reja.
“Ai po mbante në tavolinë Biblën. Gjithashtu kishte një fotografi të Jezusit. Kjo na bëri të kuptojmë se është një shenjë se duhet t’i ndihmojmë”, ka deklaruar 19-vjeçari Cook. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
01/02/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate























































