Admir Mehmedi ka një arsye më tepër sot për të festuar.

Futbollisti shqiptar i Bayer Leverkusenit është bërë baba për herë të parë.


Megjithëse nuk dihej për shtatzëninë e gruas, ai këtë lajm e ka dhënë përmes llogarisë personale në Instagram, transmeton Telegrafi.

“Çfarë ndjenje! Krenar që jam baba i këtij princi të vogël”, ka shkruar ai përkrah fotografisë ku mbante djalin në krahë.

Mehmedi kujtojmë është martuar vitin e kaluar në prani të shumë miqve me bukuroshen Sevda. /Telegrafi/