Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi deklaroi se Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka rikonfirmuar legjitimitetin e saj në të gjitha ciklet e fundit zgjedhore.

“Së pari, më lejoni të theksoj se për më pak se një vit e gjysmë patëm tre cikle të ndryshme zgjedhore – zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe raundin e parë të zgjedhjeve lokale. Dhe në të trija këto cikle është rikonfirmuar legjitimiteti i Aleancës Kombëtare për Integrim”, tha Ademi në emisionin “Debat në Shenja”.


Ai shtoi se rezultatet në nivel kombëtar tregojnë mbështetje të qëndrueshme për subjektin.

“Nëse i shikojmë rezultatet në listat partiake, aty ku maten realisht partitë politike, në listat për këshilltarë, Aleanca Kombëtare për Integrim ka më tepër se 23 mijë vota,” theksoi Ademi.