LAJMI I FUNDIT:

Ademi: Krizën s’mund ta zgjidhin ata që e sollën (Video)

Ademi: Krizën s’mund ta zgjidhin ata që e sollën (Video)

Visar Ademi në emisionin 10 minuta në Tv21 theksoi se Maqedonia nuk mund të del nga kriza derisa bisedimet udhëhiqen nga katër liderët e partive, të cilët sipas tij, pikërisht ata e kanë futur vendin në këtë krizë.

“Për fat të keq bashkësia ndërkombëtare insiston që katër partitë politike të cilat nga kanë dërguar ta prekim fundin e mundshëm të deformimeve shoqërore tani të jenë pjesë e zgjidhjes. Këta janë vetëm pjesë e problemit, prandaj i kemi qytet e tëra që janë të bllokuara”, u shpreh Visar Ademi, analist.

Ademi tha se paraprakisht shqiptarët duhet të bëjnë një marrëveshje me opozitën maqedonase dhe pastaj ti përkrahin protestat, që sipas tij të mos shfrytëzohen vetëm për ta rrëzuar pushtetin.


“Duhet të ketë një kushtëzim, por jo në këtë fazë, por në fazën kur do të krijohet qeveria e re. Shumica e shqiptarëve thonë pse të keqpërdoremi. Nuk ka keqpërdorim, duhet të luftohet e keqja”, shtoi Ademi.

Për të dal nga kriza, Ademi tha se Maqedonia ka nevojë për një qeveri ekspertësh që do të udhëhiqej nga një person teknik, që nuk është i përfshirë në krime./Telegrafi/