Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Vitisë, Arsim Ademi, ka zhvilluar një takim me fermerët e kësaj komune, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri Albin Kurti dhe zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi.

Në këtë takim u diskutua për sfidat me të cilat përballen fermerët, për nevojat urgjente të tyre si dhe për politikat e mundshme zhvillimore në sektorin e bujqësisë.


Ademi tha se fermerët e Vitisë janë zemra e ekonomisë vendore dhe se mbështetja e tyre do të jetë shtyllë kryesore e zhvillimit të komunës.

“Besojmë fuqishëm se forca e bujqësisë është forca e Vitisë. Me bashkëpunim dhe vizion, fermeri do të jetë shtylla kryesore e zhvillimit tonë të ardhshëm,” u shpreh ai.

Takimi u vlerësua si i frytshëm nga pjesëmarrësit, ndërsa Ademi tha se programi i tij për Vitinë synon mbështetje konkrete për sektorin bujqësor.