LAJMI I FUNDIT:

Adelina Thaçi e përlotur para mediave, kujton ditët e fundit të jetës së babait dhe këshillën jetësore që i la

Adelina Thaçi e përlotur para mediave, kujton ditët e fundit të jetës së babait dhe këshillën jetësore që i la
Adelina Thaçi në prononcim para mediave pas ceremonisë së varrimit të babait të saj, Rasim Thaçit

Është mbajtur sot (e shtunë) ceremoniae varrimit të aktorit të njohur të humorit, Rasim Thaçi – Cima.

Në prani të familjarëve dhe shumë dashamirëve, humoristi i ndjerë u varros në fshatin e tij të lindjes, Vukoc.

Në një prononcim para mediave, vajza e tij, këngëtarja e njohur Adelina Thaçi – Meta, rrëfeu momentet e fundit të jetës së babait të saj.


I jepet lamtumira e fundit aktorit të ndjerë Rasim Thaçi - Cima
Lexo po ashtu I jepet lamtumira e fundit aktorit të ndjerë Rasim Thaçi - Cima

“Tashme babai ka gati katër javë që është infektuar prej virusit, dhe në momentet kur është infektuar iu ka keqësuar gjendja dhe e kemi dërguar në Infektivë, pastaj shkoi duke u përmirësuar gjendja, por pas këtij përmirësimi pati dy sulme dhe ndërroi jetë. Është shumë e vështirë të flasësh për prindin, sidomos për babin që ka qenë krenaria jonë si familje, mbështetësi im kryesor si vajzë e vetme. Por unë jam shumë e lumtur që kam pasur një baba si ai, edhe sa të jem gjallë do të mundohem edhe pse ai fizikisht nuk është më, është në zemrat tona”, ka thënë Adelina.

Adelina Thaçi në prononcim para mediave pas ceremonisë së varrimit të babait të saj, Rasim Thaçit

E bija e vetme e humoristit gjithashtu ka folur edhe për momentet e fundit të jetës së tij, dhe vështirësitë që i ishin krijuar aktorit në komunikim.

“Ne e kemi pasur një farë komunikim me sy gjithmonë, se ai kohëve të fundit s’ka mundur shumë të flas për shkak të lodhjes edhe gjendjes së rëndë se nuk ka pasur as zë, por gjithmonë kemi komunikuar me sy, normalisht jemi munduar kohëve të fundit t’i japim më shumë përkrahje morale, sepse ashtu e ka ndjerë, sikur donte të na thoshte diçka. Por unë kam qenë deri në momentet e fundit, jemi munduar t’i bëjmë të gjitha për të sikur ai që i ka bërë të gjitha për neve. Ishalla na e ka bërë hallall”, ka thënë Thaçi-Meta.

E ndër të tjera ka treguar një ndër këshillat më të vyera që ia la babai i saj, e cila ishte shprehimisht: “Bonu njeri i mirë, jep dashni se i nderumi të nderon”. /Telegrafi/

Pamje nga përcjellja për në banesën e fundit të aktorit të ndjerë, Rasim Thaçi – Cima (Foto: Telegrafi)

Në trend Magazina

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Detaje që nuk i dinit për xhirimet e filmit “Titanik”, shihni se si është filmuar skena e fundosjes së korridorit

Detaje që nuk i dinit për xhirimet e filmit “Titanik”, shihni se si është filmuar skena e fundosjes së korridorit

Magazina
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Magazina
Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun

Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun

Magazina
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Kalo në kategori