LAJMI I FUNDIT:

Acer Iconia B1, super-tablet për 99 dollarë?

Acer Iconia B1, super-tablet për 99 dollarë?

Acer është duke u përgatitur për të lansuar një model të ri dhe të lirë të tabletit, me emrin tregtar Iconia B1, çmimi i të cilit do të jetë 99 dollarë, por ende nuk dihen vendet se ku do të paraqitet pajisja më e lirë tablet deri më tani.

Duke e cituar një burim të afërt me këtë projekt, Wall Street Journal raporton se modeli i lirë i tabletit i cili bazohet në Android do të debutojë në muajt e parë të 2013.

Sipas burimeve të gazetës prestigjioze, Iconia B1 do të ketë ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 7 inç, 1,024 x 600 piksel, procesor 1.2-GHz dual-core, ndërsa karakteristikat tjera thuhet se do të jenë të ngjashme me ato të tabletit rival Kindle Fire të Amazon ose me ato të Nook Color.

Me sa duket, prodhuesi tajvanez Acer ka në plan të depërtojë në tregun kinez fillimisht, dhe më pas tu ofrohet edhe përdoruesve amerikan. / Telegrafi /


Në trend Teknologji

Më shumë
'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

Teknologji

"Diçka shkoi keq, provoni ta rifreskoni", X jashtë funksionit për mijëra përdorues në mbarë botën

Teknologji
Publikohen foto që tregojnë se si mund të duket iPhone 17

Publikohen foto që tregojnë se si mund të duket iPhone 17

Teknologji
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Teknologji
Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Teknologji
U prezantua kompjuteri me qeliza të trurit të njeriut

U prezantua kompjuteri me qeliza të trurit të njeriut

Teknologji
Kalo në kategori