Presione psikologjike, ngacmime seksuale, projekti “Real Women Real Stories” thyen heshtjen mbi praktikat e botës së modës duke i dhënë fjalën viktimave.
Nga atlete profesioniste, Zuzanna bëhet anoreksike
Në një dëshmi tronditëse, të lexuar nga më shumë se 200 000 persona në faqen e internetit “Real Women Real Stories”, polakja Zuzanna Buchwald tregon se si presionet mbi peshën e saj e detyruan të shkojë në anoreksi dhe bulimizëm.
“Në fillim isha një atlete profesioniste. Agjenti im më kërkoi të humbisja masë muskulore dhe të ndërprisja të ngrënin dhe sportin. Ndoqa këshillat e tyre dhe, shumë shpejt, fillova të vuaj nga anoreksia më pas nga bulimizmi”.
“Isha gjithë kohën e dobët dhe e dëshpëruar. Ciklet nuk më erdhën për tre vite. Fillova të kem probleme me dhembët, ngjyra ime filloi të bëhet gri, lëkura filloi të thahet dhe më binin flokët. Ishte e tmerrshme”.
Nikki DuBose, e droguar dhe abuzuar
Nëse ligjvënësit e shumë vendeve po luftojnë kundër dobësimit ekstrem në industrinë e botës, shumë abuzime të tjera mbeten tabu, në veçanti ngacmimet seksuale.
“Kam qenë modele për shumë vite dhe krijova një karrierë brilante. Fatkeqësisht, kam njohur edhe aspektin e errët të këtij profesioni. Drejtori i agjencisë time më bënte presione të vazhdueshme që të flija me të. Kur pranoja, kisha shumë punë. Por nëse refuzoja, nuk kisha më asgjë. Një herë gjatë një darke me një fotograf, u drogova dhe dhunova. Jam ndjerë e çnjerëzuar dhe kjo më traumatizoi”, tregon amerikania Nikki DuBose.
Shumë aktive në luftën kundër abuzimeve seksuale, Nikki DuBose ka publikuar kujtimet e saj në një libër të titulluar “My Memoir, Washed Away : from Darkness to Light”, ajo tregon aty 17 vite luftë kundër abuzimeve seksuale ndaj të cilave ka qenë viktimë, problmet me ushqimin dhe tentativat për vetvrasje.
Jennifer Sky, zëdhënëse e kauzës së fëmijëve
Keqtrajtime, neglizhencë, abuzime seksuale, gjatë viteve të rinisë të kaluara si modele, Jennifer Sky deklaron se vuan ende nga pasojat psikologjike.
“Kur isha 15 vjeç, më dërguan në Meksikë. Më droguan për të më detyruar të pozoj me gjoksin jashtë. Kjo ishte për një fushatë të gjerë kombëtare për një markë që prodhonte produkte djellore”, tregon ish-modelja që është bërë zëdhënëse e kauzës së fëmijëve.
Në një tribunë të publikuar në “newrepublic.com”, Jennifer Sky tregon se sot 54 për qind e modeleve amerikane fillon karrierën para moshës 16 vjeçare, shkruan Bordo. Agjencitë fillojnë t’i rekrutojnë që 13 vjeç. Të lëna në një ambient të idealizuar, shumë prej këtyre adoleshenteve gjenden papritur të braktisura”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme

Këto do të jenë tendencat më të mëdha të grimit këtë vit

Cikli menstrual dy herë në muaj: Shtatë shkaktarët e këtij fenomeni
Cila është dieta e Kate Middleton? Zbulohen ushqimet e preferuara të Dukeshës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë