Në Qendrën e Studentëve, e cila tash e 12 ditë po përdoret si karantinë, si masë preventive për COVID-19, për qytetarët që po vijnë nga jashtë, janë angazhuar mbi 24 vullnetarë të profileve të ndryshme, absolventë të mjekësisë, infermierë, profesorë, programerë dhe studentë të profileve të ndryshme.
Edita Sadriu, absolvente e mjekësisë për Telegrafin tregoi se vullnetarët janë të ndarë në dy grupe, ai i fushës së mjekësisë dhe i logjistikës.
“Puna e grupit shëndetësor është kryesisht triazhim, kontrolla rutinë të banorëve (kryesisht atyre me problem shëndetësor, diabet, hipertension dhe sëmundje kronike) dy herë brenda 24 orëve. Ndërsa, grupi i logjistikës, u shpërndanë ushqim tre herë në ditë banorëve në karantinë si dhe përgatitë pako higjienike”, deklaroi ajo.
Edita Sadriu, thotë se në kohën kur është përcaktuar për këtë profesion, ka qenë e vetëdijshme se një ditë do të mund të ballafaqohej me një situatë të tillë.
“Natyrisht COVID19, nuk ka mundur të imagjinohej nga askush deri më tash, por pavarësisht kësaj vullneti për të kontribuuar nuk po mungon, nga asnjëri vullnetarë”, tha ajo.
Ajo pohoi se nuk ka orar të caktuar për punën që bënë, por janë të angazhuar nga orët e hershme të mëngjesit deri vonë pas mesnate.
“Gjatë kontrolleve të përditshme për banorët në karantinë ekipi mjekësore kanë has në raste të ndryshme, ndër to edhe raste të ndjeshme, të personave me të ardhura të vogla financiare, të cilëve me disa raste u kanë blerë barna me parat e tyre. Një ditë punë për vullnetarët që merren me logjistikë fillon herët në mëngjese në ora 8:00 e mëngjesit, për të qenë aty për shpërndarjen e shujtës së mëngjesit, për të vazhduar deri vonë në darkë. Pavarësisht lodhjes së tepërt, ideja se po bëjnë diçka për kombin po i mbanë në gjendje të mirë të gjithë vullnetarët”, theksoi ajo.
Ndryshe, të gjithë qytetarët e Kosovës që kthehen janë të detyruar të qëndrojnë në Qendrën Studentore 14 ditë, ku më pas iu bëhen edhe testet për të kuptuar nëse janë prekur me COVID-19.
Vlen të ceket që deri më tani në Kosovë janë 106 raste me coronavirus, njëri nga personat e infektuar është shëruar ndërsa njëri ka humbur jetën./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania