Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi bashkë me ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe “Merakli të Biçikletave”, të shtunën kanë marrë pjesë në shenjëzimin e shtigjeve të biçikletave në hyrje të Fushë Kosovës, te rrethi i kazermës “Adem Jashari”.
Ministri Abrashi tha se ka disa ditë që me ‘Meraklitë e Biçikletave’, janë takuar dhe kanë diskutuar si ta përmirësojmë infrastrukturën rrugore sa i përket çiklizmit.
“Po mendojmë që është koha e fundit që të fillojmë zbatimin e standardeve evropiane edhe në fushën e infrastrukturës së çiklizmit, prandaj sot përmes këtij aktiviteti simbolik senzibilizues bashkë me ministren e Kulturës, Vlora Dumoshi, kemi bërë një vozitje deri tek kazerma “Adem Jashari”, dhe kemi bërë shenjëzimin e shtegut për çiklistë, deri ku është edhe kompetencë e Ministrisë së Infrastrukturës. Ky aktivitet është një simbolik për ta rritur vetëdijen për çiklistët në komunikacion”, tha Abrashi.
Sipas tij, secila rrugë e re që do të projektohet, do ta ketë edhe shtegun për çiklizëm.
“Ajo që do të bëjmë në vijim, që së bashku me të gjithë ata merakli të çiklizmit, të hartojmë plane, rregullore e standarde të reja edhe për Ministrinë, por edhe për komuna, që secila rrugë e re që projektohet ta ketë edhe shtegun për çiklizëm. Pos kësaj, në rrugët aktuale, sidomos ato rreth Prishtinës që shfrytëzohen shumë për çiklizëm ne do t’i vendosim shenjat, dhe do t’i shenjëzojmë shtigjet e tyre dhe gjithsesi do të bashkëpunojmë me të gjithë akterët e tjerë në mënyrë që të promovojmë sa më shumë çiklizëm, sa më shumë sport duke mbrojtur ambientin dhe shumë të mira që vijnë pastaj”, tha ministri Abrashi.
Ndërsa ministrja Dumoshi tha se do t’i mbështet çiklistët, dhe promovojë lëvizjen me biçikleta, sepse ndikon edhe në ruajtjen e ambientit, por sipas saj, duhet t’iu krijohen kushte dhe më shumë shtigje.
“Ministria e Kulturës dhe Sportit i mbështesin federatat sportive dhe çiklistët dhe kjo është për sigurinë e tyre, pastaj edhe ruajtja e ambientit, por gjithsesi duhet t’iu kushtojmë shumë rëndësi shtigjeve që të jenë të sigurta. Ministri Abrashi ka marr një detyrë e cila duhet t’i sigurojë edhe të gjithë çiklistët ta kenë lëvizjen të sigurt”.
Ndërsa Berat Rakovica nga “Merakli të Biçikletave”, tha se kërkojmë më shumë rrugë për çiklistë dhe më shumë siguri.
“Falënderoj ministrin Abrashi që po na përkrah dhe na ka siguruar që edhe në të ardhmen do të na përkrah, dhe do të vendos standarde në rrugën e çiklistëve. Ne kërkojmë më shumë rrugë për çiklistë dhe më shumë siguri”, tha Rakovica. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mbeturinat vazhdojnë të mbesin problem i madh për Prishtinën

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Ministria e Energjetikës ka kërkuar të vihen në funksion pajisjet e sofistikuara për matjen e energjisë elektrike

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë