LAJMI I FUNDIT:

Abrashi: Prishtina ka nevojë për një kryetar punëtor, jo një që rri në zyrë e s’bën asgjë

Abrashi: Prishtina ka nevojë për një kryetar punëtor, jo një që rri në zyrë e s’bën asgjë

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e LDK-së, Arban Abrashi, gjatë një takimi me banorët e lagjes së “Muhaxherëve”, ka thënë të enjten në mbrëmje se Prishtina ka nevojë për një kryetar punëtor që merret me problemet e qytetarëve, e jo siç e kishte për katër vjet, një kryetar që vetëm rri në zyrë, është dembel dhe nuk bën asgjë.

“Prishtina për katër vite nuk kishte kryetar, ai qëndronte në zyrë, ankohej, rrinte në Facebook dhe nuk bënte asgjë, në vend se të merrej ta zëmë me pastrimin e qytetit ose evitimin e problemit me qentë endacakë”, ka thënë Abrashi.


“Pse nuk është përmbushur premtimi për çerdhe në çdo pjesë të komunës? Ku janë çerdhet për Veternik, Lagjen Qëndresa etj. Pse të ashtuquajturat çerdhe me bazë në komunitet, rastësisht menaxhohen nga asambleistë të Vetëvendosjes në komunën e Prishtinës?”, ka shtuar pyetjen Abrashi.

“Abrashi ka shtruar edhe pyetje të tjera. Në cilën rrugë të Prishtinës është përmirësuar qarkullimi në këto katër vjet të qeverisjes së tij? Përveç mos-realizimit të premtimit për rregullimin e qarkullimit, rrugët e kryeqytetit nuk janë mirëmbajtur, pothuajse fare. Sot, rrugët e Prishtinës janë plot gropa e me asfalt të dëmtuar tej mase. Ka kontraktuar autobusë të rinj. Le të na tregoj pse nuk kanë ardhur të gjithë autobusët e kontraktuar? Pse nuk e ka ndërtuar garazhin për autobusë, si kusht i kontratës? Ku janë pritoret e autobusëve me tabela digjitale? Ku janë krijuar shiritat për autobusë?”, ka pohuar Abrashi duke shtuar se asnjë premtim nuk është realizuar.

Ai tha se Programi i tij për qeverisjen katër vjeçare në kryeqytet dhe në të gjitha komunat e Kosovës, nuk është i bazuar në fjalë të mëdha e boshe, por në veprime konkrete, nga njerëz të dëshmuar dhe të përgjegjshëm, sepse këto katër vjet që shkuan, sipas tij, ishin katër vite të humbura për kryeqytetin.

“Ne nuk e kemi luksin dhe nuk duhet të lejojmë që Prishtina të humb asnjë ditë tjetër”, ka shtuar ai.

“Ne kemi projekte konkrete për arsimin në nivel lokal, për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, ne kemi projekte konkrete për punësimin e të rinjve, për avancimin e aktiviteteve kulturore dhe sportive, për sektorin e bujqësisë dhe turizmit rural. Ne kemi projekte konkrete për menaxhimin e pronave publike në shërbim të qytetarëve, për rregullimin e urbanizmit, për investimet kapitale, për përmirësimin e shërbimeve publike dhe për nxitjen e investimeve”, ka thënë Abrashi.

Ai tha se qeverisja e tij bazohet në vlera të qytetarëve, ku të gjithë janë të barabartë para pushtetit lokal dhe qendror.

“Më lejoni që t’ju ftoj të bëheni pjesë e programit tonë për qeverisjen lokale duke votuar numrin 47 dhe duke përzgjedhur në mesin e kandidatëve tanë për Asamblenë Komunale të Prishtinës. Ma besoni mua qeverisjen e ardhshme të Prishtinës. Unë do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve të Prishtinës. Do të merrem vetëm me Prishtinën”, ka thënë Abrashi.

Në trend

Më shumë
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

Magazina
I penduar, Meriton Mjekiqi i kërkon falje publike ish-banores së Big Brother VIP Albania

I penduar, Meriton Mjekiqi i kërkon falje publike ish-banores së Big Brother VIP Albania

Magazina
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Kalo në kategori