LAJMI I FUNDIT:

Abrashi: Milenkoviq ka rrahur shqiptarë që 10 vjet, më keq se në vitet e 90-ta

Abrashi: Milenkoviq ka rrahur shqiptarë që 10 vjet, më keq se në vitet e 90-ta

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka deklaruar se të gjithë duket t’i gëzohen arrestimit të, Milun Milenkoviq – “Lune”, i cili është një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijës i bandave kriminale.

Abrashi ka thënë se Milenkoviq ka rrahur shqiptarë tash e 10 vite.

“Ka rrahë shqiptarë që 10 vjet më zi se vitet e 90-ta. Po flasim për një njeri i cili është specializu në arte marciale, me detyra nga Beogradi për të mbjellë terror”, ka thënë ai, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.


Abrashi tha se Njësia Speciale e Kosovës tërhiqet nga veriu në momentin që tërhiqen kriminelët.

“Forcat e Policisë së Kosovës tërhiqen në momentin kur tërhiqen kriminelët, sepse aty ku është krimi është policia. Nuk mund të bëjmë kompromis me mandatin me të cilin ngarkohet Policia me Kushtetutë. Aty ka kriminelë qartazi që lidhen me politikën e Beogradit”, ka thënë ai.

Policia e Kosovës para tri ditësh ka arrestuar Milun Milenkoviq, i njohur si Llune, e që është njëri nga organizatorët kryesorë të sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it gjatë tensionimit të situatës në komunat në veri të vendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Kronika e Zezë
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave

Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave

Lajme
Vritet një person në Skenderaj

Vritet një person në Skenderaj

Kronika e Zezë
Qeveria: Nuk kemi të bëjmë as me serverët e as me software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti me qëllim që të ulët besimi në zgjedhje

Qeveria: Nuk kemi të bëjmë as me serverët e as me software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti me qëllim që të ulët besimi në zgjedhje

Lajme
Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim

Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim

Lajme
Kalo në kategori