LAJMI I FUNDIT:

Abrashi i LDK-së tregon nëse Thaçi nesër do t’ua japë mandatin për formimin e Qeverisë

Abrashi i LDK-së tregon nëse Thaçi nesër do t’ua japë mandatin për formimin e Qeverisë

Në mbrëmjen e sotme në disa media u raportua se presidenti i vendit, Hashim Thaçi nesër do t’ia jap mandatin Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e Qeverisë. Mirëpo, nga LDK thonë se deri tash nuk janë kontaktuar nga Presidenca.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, anëtari i Kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi.


“Po edhe ne kemi dëgju prej medieve dhe disa analistë që e kanë përmend, por për momentin nuk kemi pasur ndonjë kontakt apo ndonjë informatë të tillë nga presidenca”, theksoi Abrashi për Telegrafin.

Ndërkaq, presidenti Thaçi mbrëmë  ka paralajmëruar se këtë javë do të ndërmerr hapat e fundit për formimin e Qeverisë.

“Javën tjetër unë do të ndërmarr hapat e fundit kushtetues për të mundësuar formimin e një Qeverie të re me një legjitimitet të plotë nga Parlamenti, i aftë për të luftuar # COVID19 dhe për t’i shërbyer popullit. Tarifat dhe reciprociteti duhet të bien për të forcuar mbështetjen e SHBA dhe BE për Kosovën”, kishte shkruar Thaçi në profilin e tij në Twitter.

Thaçi: Javën tjetër do të ndërmarr hapat e fundit kushtetues për të mundësuar formimin e një Qeverie të re
Lexo po ashtu Thaçi: Javën tjetër do të ndërmarr hapat e fundit kushtetues për të mundësuar formimin e një Qeverie të re

Ndryshe, LDK ditë më parë ka thënë se është e gatshme për të marrë mandatin dhe për të formuar Qeverinë në një koalicion të mundshëm më Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate, Aleancën Kosova e Re dhe minoritetet joshumicë në Kuvend./Telegrafi/