Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka prekur edhe futbollin dhe jo vetëm atë të këtyre dy shteteve, por edhe në vendet e tjera të Evropës.

Pronari i Chelseat, rusi Roman Abramovich mund t'ia sheh sherrin luftës mes vendit të tij dhe Ukrainës, pasi Britania e Madhe është vendi që i ka vënë sanksionet më të mëdha Rusisë.


Edhe pse flitej se do t'i ndalohet hyrja pronarit të Chelseat në Angli shkaku që është i afërt me presidentin rus Vladimir Putin, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Roman Abramovich

Abramovich deri më tani i ka shpëtuar çdo sanksioni nga Boris Johnson dhe qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, por nuk dihet nëse gjatë ditëve të ardhshme sanksionet do ta prekin edhe atë.

Por e ardhmja e rusit në krye të Chelseat nuk është e sigurt, pasi ai mund ta shes klubin londinez pasi ka fituar çdo titull të mundshëm si president i tyre që nga viti 2003 kur e bleu.

43608133 0 image a 36 1622328188127

55-vjeçari po shqyrton ofertat, derisa agjencia amerikane 'Bloomberg' ka raportuar se në muajt e fundit invesitotrë të ndryshëm janë duke u bërë bashk për ta blerë kampionin në fuqi të Evropës dhe Botës.

Gjithnjë sipas Bloomberg, investitorët dhe firmat e kapitalit privat, ku shumica janë nga Shtetet e bashkuara të Amerikës janë të gatshme ta blejnë Chelsean për një shifër rekorde.

0 roman and the legends

Këta investitorë janë duke pritur nëse Abramovich do të marrë sanksione nga Anglia dhe të dorëzojnë ofertën për blerjen e Chelseat prej 1,5 miliardë eurove.

Mbetet të shihet nëse Abramovich do të marrë sanksione në ditët apo javët në vazhdim nga Anglia dhe nëse një gjë e tillë ndodhë, atëherë ai pritet t'i shqyrtojë ofertat për shitjen e Chelseat. /Telegrafi/

telegrafi sport app