LAJMI I FUNDIT:

Abramovich nuk do të largohet nga futbolli, pasi synon ta blejë skuadrën e madhe spanjolle

Abramovich nuk do të largohet nga futbolli, pasi synon ta blejë skuadrën e madhe spanjolle

Roman Abramovich pritet të largohet nga Chelsea pas sanksioneve që i janë vendosur atij nga Britania e Madhe.

Miliarderi rus ka nxjerr në shitje Chelsean dhe po pret ofertën e duhur për ta shitur klubin londinez.

Por pronari aktual i kampionëve në fuqi të Evropës nuk e ka ndërmend të largohet nga futbolli, pasi synon të investojë në Spanjë.


Edhe pse u përfol në mediat turke se Abramovich do ta blej klubin Goztepe, një gjë e tillë është mohuar nga njerëzit e afërt të rusit.

Valencia është njëri nga klubet më të mëdha të Spanjës, por ka vite që nuk kanë arritur të fitojnë trofe vendor dhe evropianë.

‘Lakuriqët’  kanë fituar gjashtë herë titullin e kampionit në Spanjë, kanë tetë Kupa të shtetit, një Superkupë si dhe një herë e kanë fituar UEFA Cup apo siç njihet sot si Liga e Evropës.

Roman Abramovich ka kërkuar para urgjentisht nga miqtë e tij, por ende nuk ka marr përgjigje
Lexo po ashtu Roman Abramovich ka kërkuar para urgjentisht nga miqtë e tij, por ende nuk ka marr përgjigje

Mirror ka raportuar se Abramovich do të tentojë blerjen e Valencias pasi të kompletojë shitjen e Chelseat e cila pritet të bëhet për një shumë mbi tre miliardë euro.

Qëllimi i Abramovich është ta rikthejë Valencian në nivele të larta dhe të konkurrojë me klubet më të mëdha spanjolle si Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid e Sevilla. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Premier League
Kalo në kategori