Abdomeni akut

mr.sci. dr. Salih Krasniqi, M.D
specialist kirurg - laparoskopist
email: drsalihkrasniqi@hotmail.com Simptomatologjia:
* Paraqitja akute e dhembjeve, të cilat shfaqen papritmas nga gjendja e shëndoshë.
* Kërkohet mjekim urgjent kirurgjikal.
* Sindroma e abdomenit akut shfaqet për shkak të sëmundjes së organeve të abdomenit apo të lëndimeve të abdomenit.
Sëmundjet e organeve të abdomenit:
Në sëmundjet e organeve abdominale numërohen:
* Perforimi u ulcerës se lukthit apo të duodenumit,
* Apendiciti akut,
* Pezmatimi dhe perforimi i divertikulumit të zorrëve,
* Ileusi,
* Kolecistiti akut,
* Pankreatiti akut,
* Graviditeti ekstrauterin.
Lokalizimi dhe karakteri i dhembjeve janë me rëndësi të veçantë në diagnozën diferenciale të abdomenit akut.
Dhembjet eksplozive: 1. Ruptura e organeve të zbrazëta, 2. Kolika biliare, renale, 3. Ruptura tek anaurizma e aortës abdominale.Lëndimet e abdomenit
Në lëndimet e abdomenit numërohen: lëndimet penetrante dhe lëndimet e topitura jopenetrante.
Gjatë këtyre lëndimeve mund të shkaktohet:
- Ruptura e mëlçisë dhe shpretkës,
- Lëndimi i enëve të mëdha të gjakut në abdomen, dhe
- Ruptura e organeve zgavruese.
Simptomat kryesore të abdomenit akut janë: Dhembja, vjellja dhe defansi muskular. Simptomat e tjera janë: gjendja e përgjithshme është e rënduar, pulsi është i shpejtuar, i dobësuar, temperatura e lartë e trupit, meteorizmi.
Hulumtimet kryesore para marrjes së vendimit për operacion janë: 1. Shikimi i përgjithshëm klinik i të sëmurit,
2. Analiza laboratorike: hematokriti dhe hemoglobina, pasqyra e gjakut, sidomos leukocitet, kreatinini në serum, glukoza në gjak, acetoni në urinë, amilaza në gjak dhe në urinë,
3. Rëntgenografia e zemrës, mushkërive, dhe e abdomenit në pozitën vertikale.
4. EKG.
5. CT (tomografia e kompjuterizuar),
6. Ultrasonografia e organeve abdominale e në rast nevoje edhe punksioni abdominal.
Mjekimi Pasqyra klinike e abdomenit akut është indikacion për laparatomi urgjente. Ndonjëherë bëhet laparatomia pa diagnozë kauzale nëse janë të shprehura simptomat e abdomenit akut. Atëherë, gjatë laparotomisë do të gjejmë shkaktarin e abdomenit akut. Lloji i intervenimit kirurgjik varet nga sëmundja dhe gjendja e cila ka shkaktuar abdomenin akut. /Telegrafi/























































