Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, deklaroi të shtunën se partia e tij ka ofruar propozime konkrete për lehtësimin e krizës së rritjeve të çmimeve, megjithatë nuk ka treguar se cilat janë ato.
Sipas tij, inflacioni ka arritur 20 për qind, e çmimi i produkteve të shportës është dyfishuar, ndërsa buxheti për investime kapitale është realizuar vetëm 11 për qind, mirëpo shtoi se “prapë ky pushtet nuk po dëgjon, dhe atë në kohën kur kriza ekonomike pritet të jetë më e rënda në dekadën e fundit”.
Këto deklarata ai i bëri në kuadër të ciklit të ri debatues e diskutues “LDK ju dëgjon”, me ç’rast Abdixhiku u takua me struktura e qytetarë të Pejës, ku diskutoi për programin e ri të LDK-së si dhe për krizat nëpër të cilat po kalon Kosova, me theks të veçantë për ato ekonomike.
“Nuk ka krizë të cilën ky pushtet nëse nuk e ka prodhuar, sigurt e ka thelluar, ndërsa përballë të gjitha krizave, LDK ka ofruar ide dhe propozime konkrete për lehtësim apo tejkalim të tyre, mirëpo papërgjegjësia dhe padëgjueshmëria qeveritare është krizë e veçantë”, u shpreh i pari i LDK-së.
“Kjo Qeveri mund të ushqehet me kriza e të jetoj nga to, mirëpo çmimi i këtyre krizave është bërë i papërballueshëm për qytetarë. Nuk mund që qytetarët fillimisht t’i braktisësh e pastaj edhe t’i ndjekësh për t’i ndëshkuar. Rasti i fundit ishte kur 25 mijë familje të mësimdhënësve u përballën me ndëshkimin qeveritar, duke u dënuar kolektivisht në ditë të demokracisë. Mësimdhënësve ua ndalën pagat duke iu vështirësuar jetën edhe më tej, duke mos u mjaftuar me vështirësitë e krizave të tjera që ata si tërë shoqëria po kalojnë”.
Abdixhiku komentoi edhe dorëheqjen e Rifat Latifit nga posti i Ministrit të Shëndetësisë. Ai tha se ministri i vërtetë i kësaj ministrie është vetë kryeministri, “ndaj dhe ky është dështimi i tij, i cili po e dëmton rëndë edhe shëndetin e qytetarëve”.
“Ndryshimi i tre ministrave në vetëm një vit e gjysmë nuk mund të jetë problem i vetë ministrave. Jo, ky është problem i keqmenaxhimit dhe paaftësisë së Kurtit për të organizuar punën e Qeverisë; për dorëheqjen e fundit të Latifit, ministrit të tretë me radhë, nuk duhet të kërkojmë përgjegjësi vetëm nga ministrat, por edhe nga kryeministri”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjykata rrëzon kërkesën e Veliajt për kthimin e telefonit të sekuestruar

U raportua për zhdukjen e dy të miturve në Prishtinë – nga Prokuroria thonë se janë në fazën e grumbullimit të provave

Ndalohet një 42-vjeçar në Gostivar, kërkohej me urdhër të gjykatës

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës