Abdixhiku priti në takim ambasadorin gjerman

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka njoftuar sot gjatë një takimi ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, rreth zhvillimeve në këtë parti, platformën e tij politike dhe qëndrimet e LDK-së rreth proceseve politike në të cilat po kalon vendi ynë.
Abdixhiku me këtë rast falënderoi diplomatin Rohde për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Kosovës gjatë të gjitha proceseve.
Ndërsa, ambasadori Rohde e uroi kryetarin Abdixhiku për detyrën dhe ofroi mbështetjen e tij në thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
23/03/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































