LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku i përgjigjet Isa Mustafës: Më turpëron fakti që një parti si LDK ka mbetur me 12%

Abdixhiku i përgjigjet Isa Mustafës: Më turpëron fakti që një parti si LDK ka mbetur me 12%

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka komentuar videot që ka lëshuar së fundmi Lëvizja Vetëvendosje, ku opozitari është i etiketuar.

Ai në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se LVV është në panik, prandaj sipas tij po merret me të kaluarën.

“Ata që dy vite qeverisje nuk kanë çfarë të prezantojnë, prandaj merren me të kaluarën”.


Duke i komentuar deklaratat e Isa Mustafës se “ka njerëz në LDK që turpërohen me të kaluarën e partisë”, Abdixhiku ka thënë se koha është për të mbështetur partinë e jo për kritika.

“Nuk besoj se ka njerëz që turpërohen prej të kaluarës së LDK-së. Unë po shoh njerëz të përkushtuar në LDK. Ne kemi njerëz që po bëjnë çmos që partinë ta kthejnë në vendin e vet. Presim më shumë kontribute, e më pak kritika ndaj LDK-së”, ka deklaruar Abdixhiku.

I pari i LDK-së thotë se  në parti po ftohen shumë njerëz.

“Partia jonë mburret me rugovizëm. Njerëzit vijnë e shkojnë dhe secili lë gjurmët e veta brenda kohës së shkurtër që ka. Mua më turpëron fakti që një parti si LDK ka mbetur në 12% në Kuvendin e Kosovës. Unë po angazhohet që partinë e Ibrahim Rugovës ta kthejë ku e ka vendin”, ka deklaruar Abdixhiku./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Hoxhaj: Është e gabuar të barazohet fati i Kosovës me atë të Ukrainës

Hoxhaj: Është e gabuar të barazohet fati i Kosovës me atë të Ukrainës

Lajme
Kalo në kategori