Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me bashkëpunëtorë, me anëtarë të kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, bashkë me familjen Maloku, nderuan dhe kujtuan veprën e Enver Malokut, i vrarë më 11 janar të vitit 1999.
Abdixhiku tha se Maloku me themelimin dhe udhëheqjen e Qendrës për Informim të Kosovës hapi një dritare informimi duke bërë të vërtetën si burim informacioni.
Ai tha se nuk do të jenë të qetë deri në zbardhjen e vrasjes së tij.
“Si pararendës i gazetarisë moderne të Republikës së Kosovës, në të gjithë terrin informativ që Kosova po përjetonte, Enver Maloku, si themelues e prijës i Qendrës për Informim të Kosovës hapi një dritare informimi që bëri të vërtetën burim informacioni gjithandej nëpër botë.
Ne e kujtojmë atë, veprën e tij. Gjithsesi në këtë ditë, në këtë 23-vjetor të trishtë për LDK-në, për familjen e tij, nuk do të mbesim të qetë as ne, as familja, as një qytetar i Kosovës derisa të zbardhet plotësisht e vërteta për vrasjen tinëzare të tij”, deklaroi Abdixhiku.
Kryetari i LDK-së tha se vrasja e Enver Malokut, si një figurë e lëvizjes paqësore të Kosovës, ishte tronditje e madhe për çdo familje shqiptare të Kosovës.
“Ka qenë tronditje për çdo familje shqiptare në Kosovë. Ka qenë tronditje për çdo familje në atë kohë të vështirë, viti 1999 ka qenë po ashtu vit i vështirë për çdo njeri në Prishtinë, por vrasja e Enver Malokut, një figure të lëvizjes paqësore të Kosovës ka qenë vrasje e ëndrrave tona për liri por që për fatin tonë të mirë, për shkak të veprave të tij dhe njerëzve si ai, këtë liri e gëzojmë sot, unë, familja ime, fëmijët e mi dhe ju gjeneratat e ardhshme, prandaj e kujtojmë e nderojmë përherë”, përfundoi Abdixhiku.
Enver Maloku u vra në hyrje të banesës së tij para 23 vitesh, pasi paraprakisht me 1998 i kishte shpëtuar një atentati tjetër.
Maloku është i dekoruar me Urdhrin “Medalja e Artë e Pavarësisë” si dhe Urdhrin “Hero i Kosovës”, nga ish-presidentët Ibrahim Rugova, respektivisht Atifete Jahjaga. Ndërsa ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani e kishte dekoruar Enver Malokun me Medaljen “Urdhri i Artë i Shqiponjës”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
Raporti për bojkotin e marketeve sot në seancë qeveritare, pritet të merren masa për çmimet e produkteve bazë
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht