LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Ideja për rrënimin e objektit të Gërmisë, bizare dhe e trishtë

Abdixhiku: Ideja për rrënimin e objektit të Gërmisë, bizare dhe e trishtë

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar rreth idesë për rrënimin e objektit të Gërmisë në Prishtinë.

Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo është një ide bizare. Ai ka shtuar se do të angazhohet personalisht që kjo ide të mos realizohet.

Postimi i plotë:


Ideja e rrënimit të objektit të Gërmisë në Prishtinë më duket bizare veç si ide; veç si mendim është i trishtë – lëre më shumë.

Prishtina nuk ka shumë objekte që bartin historinë e kryeqytetit; që janë ikonë e një kujtese kolektive. Rrënimi i atyre pak shenjave të mbetura sot është në rastin më të thjeshtë naivitet, në rastin më të rëndë mbrapshtësi – tipike me logjikën “prish shtëpi e ndërto hajat”. Kryeqyteti ka hapësira të tjera plot për ndërtesë të re koncertale. Pse u dashka mu kjo?! Qytetet moderne bëjnë sot çmos të prezervojnë secilën shenjë historike që kanë. Ne, ndërsa, me të parën – ta rrënojmë!

Do të angazhohem personalisht, që kjo ide të vdes me fillim.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori