LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Edhe 55 qytetarë i kthyem sot në Kosovë, ata që nuk kanë urgjenca i lus të mos paraqiten në ambasada

Abdixhiku: Edhe 55 qytetarë i kthyem sot në Kosovë, ata që nuk kanë urgjenca i lus të mos paraqiten në ambasada

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se gjatë të premtes janë ktheyr në Kosovë edhe 55 qytetar nga vende të ndryshme të botës.

Abdixhiku tha se të gjithë ata janë vendosur në Qendrën e Karantinës ku do të jenë nën përkujdesje mjekësore për 14 ditë.


“Edhe 55 qytetarë tanë – nga vende të ndryshme të botës – i kthyem sot në Kosovë. Familjarë, gra, burra, të moshuar, mirë se vini në shtetin tuaj. Të njëjtit u vendosën në Qendrën e Karantinës për 14 ditë. Aty do të kenë kujdesin e mjaftueshëm për qëndrim”, shkruan Abdixhiku.

Ministri në detyrë, tha se do të vazhdoj koordinimin institucional të kthimit të qytetarëve deri në momentin e fundit.

“Si Ministër në detyrë do të vazhdoj koordinimin institucional të kthimit deri në momentin e fundit. I falenderojë të gjithë të angazhuarit në ministrinë tonë, ata në diplomaci, polici, shëndetësi e ushtri që mundësuan këtë kthim. Po i jepni kuptim shtetit”,u shpreh ai, duke i lutur të gjithë shtetasit e Kosovës që nuk kanë urgjencë për tu kthyer, të mos paraqiten në ambasada.

“I lus shtetasit e Kosovës që nuk kanë urgjencë kthimi të mos paraqiten në ambasadat tona nëpër botë. Si shtet i ri kemi nevojë për ndihmën tuaj; për durim. Po patët mundësi, kudo që jeni në botë, qëndroni në shtëpi”, shkruan Abdixhiku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori