LAJMI I FUNDIT:

Abbott vizitoi ushtarët në kampin Bondsteel, konfirmon se do të vijnë edhe 200 ushtarë të tjerë

Abbott vizitoi ushtarët në kampin Bondsteel, konfirmon se do të vijnë edhe 200 ushtarë të tjerë

“Në një kohë të vështirë dhe shqetësuese për shumë njerëz në Kosovë, jam i kënaqur që Britania e Madhe vazhdon të jap kontribut të fuqishëm në mandatin e KFOR-it” ka thënë ambasadori britanik Nicholas Abbott.

Ai ka vizituar kampin Bondsteel ku ka takuar ushtarët britanikë të cilët nën komandën e NATO-s në ditët në vijim do t’u bashkohen 200 trupave të tjerë nga angazhimi i Forcave Rezervë Strategjike të Mbretërisë së Bashkuar.


“Vizitova kampin Bondsteel për të takuar ushtarët britanikë nga Regjimenti Mbretëror i Princeshës së Uellsit, të cilët kanë qenë në Kosovë si pjesë e një stërvitjeje vjetore. Ata janë tani nën komandën e NATO-s dhe do t’u bashkohen 200 ushtarë të tjerë nga angazhimi i Forcave Rezervë Strategjike të Mbretërisë së Bashkuar në ditët në vijim”.

“Në një kohë të vështirë dhe shqetësuese për shumë njerëz në Kosovë, jam i kënaqur që Britania e Madhe vazhdon të japë një kontribut të fuqishëm në mandatin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të qetë e të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit e Kosovës”, ka shkruar Abbott.