LAJMI I FUNDIT:

Abazoviq: Ukrainasit përbëjnë rreth 5 për qind të popullsisë së Malit të Zi

Abazoviq: Ukrainasit përbëjnë rreth 5 për qind të popullsisë së Malit të Zi

Sot, Mali i Zi ka numrin më të madh të ukrainasve ‘për kokë banori’ në Evropë sepse ata përbëjnë rreth 5 për qind të popullsisë sonë totale, deklaroi kryeministri në largim i këtij vendi, Dritan Abazoviq.

Ai këtë e ka bërë të ditur në debatin e përgjithshëm “Të bashkuar për Evropën” gjatë Samitit të 4-të të Presidentëve të Shteteve dhe Qeverive të Këshillit të Evropës, raporton rtcg.

I pari i shtetit malazez tha se përkundër sanksioneve të forta kundër Federatës Ruse, sot në shtetin malazez jetojnë një numër i caktuar i qytetarëve rusë, të cilët jetojnë së bashku me ukrainasit dhe nuk kanë asnjë problem.


Duke folur në fillim të Samitit të 4-të të Këshillit të Evropës, kryeministri malazez deklaroi se kjo është një ngjarje historike për Malin e Zi pasi po merr pjesë në këtë format të Këshillit për herë të parë që nga fitimi i pavarësisë.

“Mali i Zi ka qëndruar pranë Ukrainës që nga dita e parë e agresionit të Federatës Ruse dhe ne do të bëjmë çmos për të mbështetur miqtë tanë deri në fund”, vuri në dukje Abazoviq, duke shtuar se duhet të fillojmë menjëherë të mendojmë për rindërtimin e Ukrainës, pa pritur përfundimin e luftës.

Abazoviq është shprehur i kënaqur me Ukrainën pasi ajo po punon shumë për të promovuar vlerat brenda vetë vendit – për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Amerika
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
A është Gjermania në prag të një kthese politike?

A është Gjermania në prag të një kthese politike?

Evropa
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Kalo në kategori