Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq po qëndron në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku po merr pjesë si mysafir në nismën Ballkani i Hapur.

Në një postim në Twitter, Abazoviq bëri të ditur se së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kanë prezantuar projektin e përbashkët të ndërtimit të urës mbi lumin Buna, transmeton Telegrafi.


1 100

Ai theksoi se me këtë projekt jo vetëm që do të shkurtohej distanca mes qyteteve dhe shteteve, por do të pasurohej oferta turistike e atyre rajoneve.

2 27

“Po i afrojmë qytetarët, po e forcojmë ekonominë. Qëllimi është zhvillimi i shteti nga veriu në drejtim të detit”, ka shkruar Abazoviq. /Telegrafi/

3 18