LAJMI I FUNDIT:

Abazi tregon pse e anuloi Kurti takimin me Thaçin: Kryeministri i përgjigjet vetëm Kuvendit

Abazi tregon pse e anuloi Kurti takimin me Thaçin: Kryeministri i përgjigjet vetëm Kuvendit

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka takuar sot kryetarët e partive parlamentare, por jo edhe kryeministri e vendit dhe kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin, për të cilin u tha se e ka anuluar takimin me Presidentin pesë minuta para se të mbahej ai.

Thaçi bëri të ditur se takimi me kryeministrin Albin Kurti ka qenë i konfirmuar që nga e premtja dhe pavarësisht anulimit të takimit të sotëm, ai është i gatshëm ta takojë.

“Do ta takojë kur mendon që është në interes të takohemi, por Kosova nuk ka kohë për të humbur që ti pres teket apo hujet askujt”, ka thënë Thaçi, përcjell Telegrafi.


Arsyet e anulimit të takimiti ka bërë të ditura për media zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.

Lëvizja Vetëvendosje tregon arsyet pse Kurti nuk i shkoi Thaçit në takim
Lexo po ashtu Lëvizja Vetëvendosje tregon arsyet pse Kurti nuk i shkoi Thaçit në takim

Mirëpo, lidhur me këtë është deklaruar edhe zëvendëskryeministri Haki Abazi, duke thënë se”… nuk është Albin Kurti lider i LVV vetëm, por Kryeminister i Vendit i ngarkuar me mbrojtjen, zbatimin e kushtetutës…”.

Postimi i plotë i Abazit:

“E para, takimet duhet të kenë axhendë, qëllim dhe arsye, dhe jo të mbahen sa për sy e faqe apo për të justifikuar një lloj legjitimiteti që Thaçi më nuk e ka. Dhe e dyta, nuk është Albin Kurti lider i LVV vetëm, por Kryeminister i Vendit i ngarkuar me mbrojtjen, zbatimin e kushtetutës e cila e garanton sovranitetin dhe integritetin e Republikës! Në shtetin parlamentar Kryeministri i përgjigjet vetëm kuvendit”, ka shkruar Abazi.

Presidenti Thaçi ka takuar sot edhe liderët e partive te tjera politike parlamentare, më përjashtim të Albin Kurtit nga LVV dhe ato te komuniteteve joshumicë.

Thaçi flet për mos takimin me Kurtin: Kosova nuk ka kohë për të humbur me teket e askujt
Lexo po ashtu Thaçi flet për mos takimin me Kurtin: Kosova nuk ka kohë për të humbur me teket e askujt

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi javën e kaluar në një konferencë për media ka folur për takimin e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin e të dërguarit të presidentit Donald Trump për dialogun, ambasadorit Richard Grenell. Thaçi ka thënë se takimi në Uashington paraqet moment kthese në dialogun ndërmjet dy vendeve me lidershipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai ka kërkuar edhe nga Kryesia dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, që të thirret një seancë e jashtëzakonshme për të diskutuar në lidhje me takimin e tij me presidentin Vuçiq, në Uashington.

Por, meqë kryetarja e Kuvendit nuk e thirri seancën, Thaçi, përmes një konference për media ka informuar publikun lidhur me takimet e tij dhe procesin e dialogut me Serbinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori