Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, në interpretimin e tij për kërcënimet e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, si reagim ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet për letërnjoftime, ka thënë se gjuha e Vuçqit është paralajmërim se serbët në veri të Kosovës mund të mos e paguajnë rrymën, edhe pse për këtë çështje është arritur një marrëveshje në Bruksel.
“Është paralajmërim që serbët nuk do ta paguajnë rrymën, duhet të ketë nevojë për zbatim të ligjit, kur vjen puna ta paguajnë rrymën, se ka 20 vjet që nuk paguajnë, është lidhë marrëveshja, kur qytetarët nuk binden, është mekanizmi zbatues. Ka me pas detyrim për me u zbatu marrëveshja, këto janë lojëra të Vuçiqit, që mund të përdoren si trysni për dialog”, ka thënë ai, në Debat Plus të RTV Dukagjini.
Sipas Abazit, reciprociteti është forma e vetme që Serbia të lëvizë në drejtim të duhur. Kurse për gjuhën kërcënuese të presidentit serb, ka thënë se është imitim i presidentit rus Vladimir Putin.
“Gjuha e njëjtë që ka përdor putin për kinse mbrojtjen e rusëve dhe denazfikimin e Ukrainës, dhe kjo është arsyeja që duhet të sulmohet, është gjuha e njëjtë që po e përdor Vuçiq, këtë nuk e bën për me fshehë ndonjë tentim që krye më vete të nis një luftë, por ta largojë presionin që është në publik, për t’i vendosur sanksione Rusisë, dhe thotë që kemi probleme me Kosovën”, ka thënë Abazi.
Abazi ka thënë se vendimi për reciprocitet nuk është strategji e Kosovës, por është një hap që duhej marrë për shkak të rrethanave të krijuara nga shteti serb.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të mërkurën ka komentuar vendimet e Qeverisë së Kosovës për targat e automjeteve dhe aplikimin e reciprocitetit lidhur me letërnjoftimet për qyetarët e Serbisë që hyjnë në Kosovë.
“Ne jemi gjithmonë të gatshëm për dialog, ndërsa disa të tjerë nuk janë kurrë të gatshëm për dialog përmbajtësor, por kanë mbështetjen e fuqive perëndimore, bëhet fjalë për marrjen e dy vendimeve në institucionet e tyre, njëra është shkurtimi i të drejtës për të hyrë në Kosovë me letërnjoftime… Vendimi tjetër me qëllimin e vetëm për të dëbuar serbët”, tha Vuçiq, para gazetarëve, transmeton Telegrafi. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë