LAJMI I FUNDIT:

Abazi flet për humbjen e LVV-së në Mitrovicë: Bahtiri çliroi Mitrovicën nga “kapja”

Abazi flet për humbjen e LVV-së në Mitrovicë: Bahtiri çliroi Mitrovicën nga “kapja”

Deputeti i LVV-së Haki Abazi ka folur për rezultatet e zgjedhjeve lokale.

Abazi në RTV Dukagjini ka thënë se LVV ka pasur një rezultat jashtëzakonisht të mirë, krahasuar me zgjedhjet lokale të vitit 2017.

Por sipas tij ka disa faktorë pse nuk kanë arritur më shumë në zgjedhje.


“Do të bëjmë analizën në ditët në vijim, por megjithatë LVV ka qenë e fiksuar në rrafshin nacional. Votuesi është mishëruar me LVV-në për çështjet nacionale. Gjithashtu jemi fokusuar shumë në aspektin shëndetësorë që na ka sjellë pandemia”.

Duke folur për Mitrovicën, Abazi thotë se Agim Bahtiri ka bërë punë të mira për këtë komunë.

“Bahtiri çliroi Mitrovicën nga kapja që ja kishin bërë kryetarët e partive tjera. Gjatë kohës që ka qeveris Bahtiri bashkë me LVV-në ka pasur progres në raport me çështjet e sigurisë. Mitrovica nuk shquhet për korrupsion gjatë kohës kur komunën e ka drejtuar Bahtiri”.

Abazi thotë se LVV me kandidatin Vitia kanë shënuar rezultat të mirë në Prishtinë derisa beson se kjo parti do të shënojë fitore në shumicën e komunave ku ajo është në balotazh./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kronika e Zezë
Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori