LAJMI I FUNDIT:

Mosliberalizimi i vizave nga BE-ja, AAK propozon rezolutë (Dokument)

Mosliberalizimi i vizave nga BE-ja, AAK propozon rezolutë (Dokument)

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën plenare me debatin lidhur me mosliberalizimin e vizave për Kosovën.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka propozuar miratimin e një rezolute lidhur me këtë çështje.


“Ne e kemi thirrur këtë debat duke e parë të nevojshme që Kuvendi të ketë një qëndrim dhe përmes një rezolute ta ngrisim këtë çështje edhe te BE-ja për një vendim meritor”, ka thënë ai.

Në këtë projektrezolutë të cilën e ka siguruar Telegrafi përmenden shtatë pika:

1. Komisioni Evropian të merr vendim meritor për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës në afat sa më të shpejt kohor

2. Qeveria e vendit të nisë hartimin e platformës nacionale politike-ekonomike kundruall zhvillimeve të BE ndaj Kosovës, përfshi refuzimin eventual të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe vazhdimin e status quous dhe gjithashtu pozicionimin e Republikës së Kosovës pas eventualisht liberalizimit të vizave. Platforma t’i prezantohet Kuvendit për miratim

3. Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të ketë përfshirje të ekspertëve më të mirë të vendit për të ndihmuar në hartimin, monitorimin dhe vlerësimin e një platforme të tillë nacionale, dhe Kuvendi të ketë të drejtën për të ftuar dhe për të dëgjuar vlerësimet e ekspertëve përkatës për të njëjtën

4. Qeveria e vendit të mbahet përgjegjëse dhe llogaridhënëse sipas frymës kushtetuese dhe t’u ofroi qytetarëve vizion të qartë për politika që do të ndjek shteti ynë në drejtim të anëtarësimit dhe mbrojtjes së mirëqenies së qytetarëve të vendit

5. Të jetë përgjegjësi e të gjitha institucioneve publike realizimi dhe kontributi në përmbushjen e një platforme të tillë si projekt për mbrojtjen e interesave nacionale të vendit. Të trajtohet si pjesë e domosdoshme e raportimeve të rregullta nga institucionet sipas rregullave aktuale në fuqi

6. Qytetarët e Republikës së Kosovës nuk duhet të penalizohen nga situata politike në Bashkimin Evropian

7. Republika e Kosovës refuzon të kthehet në një model eksperimental ku temat e mbyllura si liberalizimi të rikthehen në tavolinë të diskutimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori