Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur një takim dhe koncert me rininë e Junikut, ku atmosfera festive u shoqërua me performanca të këngëtarëve të njohur vendorë.


Në këtë ngjarje, që u karakterizua me pjesëmarrje të madhe të qytetarëve, u rikonfirmua përkrahja e gjerë që kandidati i AAK-së, Agron Kuçi, po gëzon nga rinia dhe qytetarët e Junikut.

Kryetari në ardhje, siç u cilësua nga përkrahësit, Agron Kuçi, shpalosi pjesën e programit të tij qeverisës që i dedikohet rinisë dhe studentëve, duke theksuar se përkrahja e tyre do të jetë ndër prioritetet kryesore të mandatit të ardhshëm.

“Bashkë me rininë e mrekullueshme të Junikut, drejt fitores pa balotazh më 12 tetor,” tha Kuçi, duke bërë thirrje për mobilizim dhe unitet në ditët e fundit të fushatës.