Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se me politikat e saj po kontribuon në zhvillimin ekonomik të vendeve të rajonit, përmes importit dhe po e dëmtojnë perspektivën e zhvillimit vendor, derisa është brengosur për mungesën e planeve operative dhe politikave të mirëfillta bujqësore, ka dhënë edhe disa rekomandime për Ministrinë e Bujqësisë.
Koordinatori i Departamentit për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në AAK, Imer Rusinovci në një konferencë për media ka thënë se akoma nuk po arrijmë të prodhojmë mallra për kërkesat e tregut vendor dhe po eksportojmë vetëm mbetje të mallit teknik të amortizuar nga depot e varrezave të makinave, pa asnjë vlerë të shtuar ekonomike dhe kapitale.
Ai shtoi se jemi i vetmi vend që eksportojmë fuqi punëtore e jo edhe mall për treg dhe importojmë sasi të mëdha të mallrave dhe të prodhimeve bujqësore.
“Departamenti për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural i AAK-së, konstaton se pavarësisht që ndodhemi në prag të mbjelljeve pranverore, MBPZHR-ja nuk ka hartuar politika të duhura bujqësore për sipërfaqet që duhet të mbillen me kultura pranverore, të cilat duhet të jenë me rezultate konkrete në Bruto Prodhimin Vendor (BPV). Kjo amulli është karakteristikë e kësaj Qeverie, sepse deri me tani asnjëherë nuk po paraqiten me korrektësi pasqyrat reale të prodhimeve bujqësore, për të vetmin fakt, sepse vazhdimisht zyrtarët qeveritar po përpiqen ti arsyetojnë subvencionet, të cilat edhe këtë vit do ta kenë objektivë nënshtrimin ndaj importeve marramendëse. Sërish qeveritarët në prononcimet e tyre, rritjen ekonomike do ta arsyetojnë me remitencat dhe me rritjen e konsumit, e jo me zhvillimin ekonomik. Departamenti për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural i AAK-së, është i brengosur për mungesën e planeve operative dhe politikave të mirëfillta bujqësore, pavarësisht se ndodhemi në prag të mbjelljeve pranverore, shumica e rajoneve prodhuese karakterizohen me sipërfaqe djerrë, të cilat lehtësisht mund të vërehen nga vëzhgimet në terren. Ky indikator, zyrtarëve qeveritar duhet tua tërheq vëmendjen për prononcimet megalomane dhe raportet apokrife që i paraqesin se ato nuk vlejnë, krahas fakteve të dukshme të sipërfaqeve djerrina”, tha ai.
Sipas Rusinovcit, ngjashëm sikurse në bilancin e përgjithshëm tregtar të eksport- importit total, edhe në import-eksportin e prodhimeve bujqësore (2011-2015), bilanci tregtar është tejet negativ për periudhën pesë vjeçare nga 530 milionë euro në vitin 2011, në 590 milionë euro në vitin 2015.
“Departamenti për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural i AAK-së, konstaton se MBPZHR-ja, bujqësinë vendore në prag të mbjelljeve pranverore, po e shpie edhe në dy paradokse: në vend do të kemi pamjaftueshmëri të prodhimit vendor dhe import marramendës dhe për prodhimet e caktuara, mund të kemi hiper-prodhim, pa rrugë të plasmanit. Grupi i ekspertëve të AAK-së, tërheq vërejtjen se MBPZHR-ja, për mbjelljet pranverore nuk duhet t’i licencojë furnitorët që importojnë inpute bujqësore me origjinë të dyshimtë (plehra, farëra, pesticide etj.). MBPZHR-ja, duhet të ofrojë raporte profesionale publike për analizat që kryhen për farërat që përdoren për mbjellje, plehrave minerale, pesticideve etj”, ka thënë ai.
Kurse, fermerët vendor, sipas AAK-së, mbjelljeve pranverore duhet t’u qasen seriozisht, t’i zbatojnë me përpikëri në afate optimale, të përdorin për mbjellje inpute cilësore dhe kërkojmë nga MBPZHR-ja ta mbështes prodhimin vendor, që në vend mos të kemi import marramendës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Shkëlqimi i Tedore nga Kosova në “Artoza 2025”

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit