Të duash dikë sërish, pas ndarjes apo shkurorëzimit, pothuajse është e pamundshme, për shkak se ajo ndjenjë është e krijuar në idealizime, ndërkaq është e vështirë të idealizosh dikë që e ke njohur mirë, transmeton Telegrafi.

Kur është fjala për dashurinë është ndryshe. Të duash dikë do të thotë që për atë person të kesh mendim pozitiv. I duam ata të cilët na janë të rëndësishëm, të cilët i respektojmë, i nderojmë...


Dy persona nuk ndahen vetëm për shkak se nuk e duan më njëri-tjetrin, por edhe për shkak të shumë arsyeve të tjera: kanë koncepcione të ndryshme se si duhen të jenë lidhja apo martesa, si duhen edukuar fëmijët, si duhet të menaxhohet buxheti familjar...

a mund t euml ldquo p euml rt euml rihet rdquo dashuria e vjet euml r hd

Po qe se pas ndarjes, “pauzës”, arrijnë të përputhen lidhja apo martesa në vizionin e partnerit, marrëdhënia e tyre mund të përtërihet në mënyrë të suksesshme.

Pajtimi mund të ndodhë edhe pasi që njëri ndër partnerët është dashuruar në dikë tjetër, ndërkaq me kalimin e kohës ka kuptuar se akoma nuk është shuar dashuria ndaj ish-partnerit apo ish-partneres. /Telegrafi/