Çerekfinalja e Ligës së Kampionëve sjell një përballje spektakolare mes Real Madrid dhe Bayern Munich, dhe klubi nga kryeqyteti spanjoll po bën gjithçka për të maksimizuar shanset e fitores.

Klubi spanjoll ka kërkuar madje edhe një leje të veçantë nga UEFA për të mbyllur çatinë e "Santiago Bernabeu", një masë që kërkon miratimin e organit drejtues të futbollit evropian, gjë që ka ndodhur. Kjo nuk është hera e parë që Madrid përdor këtë strategji për të krijuar një avantazh në shtëpi.


Logjika është e qartë: mbyllja e çatisë transformon stadiumin në një “tenxhere që vlon”, duke shtuar zërin e tifozëve dhe rritur presionin psikologjik mbi lojtarët mysafirë.

Bayern Munich duhet të shqetësohet, pasi këtë sezon Madridi përdori të njëjtën taktikë kundër Manchester City në raundin e 16-tës, kur Federico Valverde shënoi një het-trik në fitoren 3-0.

Më parë gjatë sezonit, bavarezët kishin shprehur shqetësim për një atmosferë të tillë armiqësore, e krijuar nga Madridi për ekipet mysafire.


Avantazhi psikologjik i "Santiago Bernabeu" mund të luajë një rol vendimtar në këtë çerekfinale, duke bërë që Bayern Munich të përballet jo vetëm me lojtarët, por edhe me atmosferën elektrizuese të stadiumit. /Telegrafi/

telegrafi sport app