Shumë gra përballen me dilema dashurie dhe pyetjen e përjetshme: "A është ai i duhuri për mua?" Një teori e re po qarkullon në rrjetet sociale se si ta njohim atë, dhe quhet "teoria e karriges".

Kjo teori u nxit nga influencuesja Nardose Mesfin, dhe ajo shpjegoi se për çfarë bëhet fjalë.


"Çdokush ka një tavolinë në jetën e tij dhe njerëzit që të vlerësojnë vërtet të sjellin një karrige sapo të arrish. Kur hyn në një dhomë e lodhur, duke mbajtur gjëra, e mbingarkuar ose duke pasur nevojë për mbështetje, a të ofrojnë ata një karrige apo duhet ta kërkosh vetë?" tha ajo.

Nardose pohon se ky test i thjeshtë do të eliminojë partnerët (ose miqtë) që nuk të ofrojnë kurrë mbështetje, do të të detyrojnë të shpjegosh nevojat e tua, do të të japin vetëm gjërat thelbësore dhe do të të ndihmojnë vetëm duke ua kujtuar atyre.

"Një karrige nuk është luks, është shenjë respekti. Nëse dikush nuk ta jep këtë, atëherë nuk të meriton pranë", tha ajo. Shumë veta u pajtuan me mendimin e saj.

“Është koha të rivlerësoj disa nga marrëdhëniet në jetën time”, “Atje ku i përket, nuk ke pse të lutesh që dikush të të respektojë”, “Duhet ta zbatosh këtë çdo ditë, veçanërisht në jetën tënde dashurore”, janë disa nga komentet.