Ish-kryetari i Komitetit krahinor, Azem Vllasi, thotë se organizatorët e demonstratave të vitit 1981nuk kanë kërkuar përmirësimin e kushteve të shqiptarëve të Kosovës, por kanë synuar që komunizmin jugosllav ta zëvendësojnë më atë stalinist.
Në një bisedë për Telegrafin, Vllasi deklaron se organizatorët dhe bartësit e atyre protestave e kanë adhuruar figurën e Enver Hoxhës dhe se kanë qenë të mbështetur ideologjikisht në marksizëm-leninizëm.
“Janë dhënë vlerësime të shumta se ajo formë e reagimit ka qenë në dëm e jo në dobi tonën, për arsye se në ato protesta nuk janë kërkuar më shumë të drejta për shqiptarët. Nuk është kërkuar formalisht republika, sepse organizatorët dhe bartësit kryesorë të atyre protestave kanë qenë ideologjikisht të mbështetur në marksizëm-leninizëm”, ka thënë ai.
Sipas Vllasit, bartësit e protestave, mbi ato baza ideologjike e kanë luftuar sistemin e atëhershëm jugosllav, që për të ishte shteti socialist më liberal në botë, duke shtuar se “indoktrinimi i thellë i tyre në mendësinë enveriste dhe staliniste, i bënte parullat ‘Kosova Republikë’të dukeshin si një mbulesë demagogjike”.
“Parulla kryesore me datën 26 mars, te Qendra e Studentëve, ku kam qenë prezent edhe unë, ka qenë: ‘Lavdi marksizëm-leninizmit”, thotë Vllasi.
Ai ka theksuar se janë të pabaza arsyetimet se protestat e vitit 1981e kanë ngritur vetëdijen kombëtare në mesin e shqiptarëve të Kosovës, meqë thekson se “vetëdija kombëtare ka qenë vazhdimisht në ngritje.
“Kemi pasur shkolla, universitet, media, Akademi të Shkencave. Nuk ishim pa vetëdije kombëtare. Në bazë te asaj vetëdijene kemi arritur që të institucionalizohemi”, ka thënë Vllasi.
Sipas tij, këto parulla marksist-leniniste nuk u panë mirë nga pjesët tjetër në ish-Jugosllavi, kur në pah dilte që qëllimi nuk është vetëm republika.
“Republikën e kemi diskutuar haptas edhe në kohën kur kanë qenë ndryshimet kushtetuese, në vitet ‘68 dhe ‘69. Kur u pa se cila është platforma ideologjike e bartësve të protestave, doli në pah se kërkesa nuk ishte për një republikë të barabartë me pjesët tjera të ish-Jugosllavisë, por e bazuar në ideologjinë enveriste. Atëherë plasi belaja e vërtetëdhe këtë situatë e shfrytëzoi Serbia, e cila vazhdimisht, sikurse edhe sot, u kishte bërë problem shqiptarëve”, ka thënë ai.
Sipas tij, kanë kaluar 34 vjetnga ajo kohëdhe tash për të shtrohet pyetja:Pse ata që kishin kërkuar “Kosovën Republikë” të ngjashme me Shqipërinë e Enver Hoxhës, nuk e kërkuan këtë pas çlirimit?
“Është e pavërtetë ajo që e thonë organizatorët e protestave se demonstratat kanë synuar edhe bashkimin kombëtar, sepse idenë e bashkimit kombëtar e ka bartur vetëm Adem Demaçi. Jugosllavia, e cila ishte pengesë për bashkim kombëtar, u shkatërrua dhe bashkimi nuk ndodhi. Pse?”, ka theksuar ai.
Vllasi thotë se aso kohe të gjithë kanë vlerësuar se demonstratat e dhunshme nuk kanë qenë zgjidhja më e mirë.
“Reagimi është dashur të ndodhë në forma tjera, pasi asnjë prej pjesëve tjera të ish-Jugosllavisënuk kishte reaguar, meqë kishin kaluar vetëm 10 muaj nga vdekja e Titos. Organizatorët e protestave të vitit 1981, edhe sot e kësaj dite nuk e tregojnë të vërtetën për atë se kush i ka nxitur ato protesta? Me bindje e them se askush prej federatave dhe krahinave, aq më pak shqiptarët, kanë pasur interes që problemet të zgjidhen ne mënyre të dhunshme”, ka deklaruar Vllasi. /B.D./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj