Gjashtëmbëdhjetë vjet pas “ndalimit” nga UÇK-ja të delegacionit prej 13 vetash, të kryesuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në Drenicë, duket se do të bëhet objekt i hetimit nga prokuroria e EULEX-it.
Atëbotë, në shtator të vitit 1998, në fshatin Qirez të Skenderajt u ndaluan mjeku Isuf Telaku, kryetari i Degës së LDK-së në Drenas, Mehdi Bardhi, Agim Krasniqi-LDK, Gjergj Dedaj-PLK, Sokol Blakaj-PLK, Kurtesh Devaja, Simon Augustini, Veli Bytyqi – PSHDK , Çaush Bajrushi, Milaim Kadriu dhe tre aktivistë të tjerë bashkë me aktivistet e tjera Nekibe Kelmendi e ndjerë, si dhe Sanie Aliu.
Nekibe Kelmendi dhe Sanie Aliu u lanë të lira ndërkaq të tjerët u mbajtën “në ndalim’ për 3 ditë e 3 net rresht.
Një nga protagonistët e kësaj ngjarje ka deklaruar për Bota press se ka marrë ftesë nga EULEX-i që të dëshmojë për këtë ngjarje.
“Jam ftuar nga EULEX-i dhe javën e ardhshme do të jap dëshminë time për aq sa mbaj mend për këtë përjetim të para 16 vitesh”, ka thënë për Bota pres, një nga të ndaluarit nga UÇK-ja në shtator të vitit 1998.
Burime të Bota press-it bëjnë të ditur se tre të tjerë të ndaluar po ashtu tashmë kanë dhënë dëshmitë e tyre dhe pritet që në vazhdim të japin dëshmi edhe të tjerët.
Bota press ka pyetur zëdhënësin e EULEX-it Miguel Carvalho de Faria se a është duke bërë hetime për këtë rast EULEX-I dhe ajo ka dhënë një përgjigje të shkurtër: “Në lidhje me këtë rast, ju informoj se EULEX-i nuk ka hetim aktiv për këtë”.
Pra zëdhënsi Carvahlo ka folur për “hetimin aktiv” dhe nuk ka mohuar në tërësi se një hetim i tillë nuk është duke u zhvilluar.
Themelimi I Gjykatës Speciale do të shtrijë fushëveprimtarinë e vet edhe përtej “Shtëpisë së verdhë’ dhe pretendimeve të Dik Martit. Këtë e ka thënë edhe prokurori amerikan Williamson në konferencën për shtyp më 29 korrik në Bruksel tha se “… gjatë luftës në Kosovë, ka pasur dhunë ndaj
komuniteteve te pakicës, por edhe ndaj figurave politike”.
Atëbotë, në shtator të vitit 1998 me urdhër të Sabit Gecit, komandant i njësisë policore të UÇK-së dhe nën shoqërimin e “Gjarprit” Hashim Thaçit, të 13 të ndaluarit nga UÇK-ja do të përjetojnë një “mikpritje” dhe një “trajtim” të veçantë, kryesisht nga Sabit Geci dhe Komandant Gjarpri, ia
saj kohe apo Hashim Thaçi i sotëm.
Për 3 ditë e tre netë, “njerëzit e Ibrahim Rugovës’ në Drenicë do të mbahen “peng” nga UÇK-ja.
Për këtë rast ishte alarmuar edhe faktori ndërkombëtar në Prishtinë dhe me ndërmjetësimin e tyre, të 13-të të ndaluarit do të lirohen, secili me “pasojat” e tyre fizike e psikike.
“Trajtimin fizik” e kishte pranuar vetë Gjergj Dedaj, ndërkaq një rrëfim më të gjerë për këtë “rrugëtim nëpër territoret” e Drenicës e kishte shkruar Veli Bytyqi dhe u botua në disa vazhdime në gazetën Bota press në maj të këtij viti. /Bota press/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës
I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër
Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh
Droga në lëkurë gjedhi në Krujë: Do të prodhohej 800 kg kokainë, baza sekrete pranë shtëpisë së politikanëve
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Përplasjet mes qeverisë dhe sistemit të Drejtësisë, diskutime për ndarjen e pushteteve në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit