LAJMI I FUNDIT:

Tashmë dihen pesë kombëtare që do të luajnë në Kampionatin Botëror 2026

Tashmë dihen pesë kombëtare që do të luajnë në Kampionatin Botëror 2026

Edhe pse kualifikimi për Kampionatin Botëror përmes kualifikuesve në Evropë sapo ka filluar, tashmë dihen pesë shtetet që do të marrin pjesë në Kupën e Botës së vitit 2026.

Mikpritësve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikës dhe Kanadasë, iu bashkuan edhe dy skuadra të tjera përmes kualifikueseve.

Bëhet fjalë për Japoninë, e cila arriti ta konfirmojë këtë javën e kaluar dhe skuadra më e re, Zelanda e Re, e cila fitoi vendin e caktuar për Oqeaninë.


Zelanda e Re fitoi 3-0 ndaj Kaledonisë së Re, duke u kualifikuar kështu në Kupën e Botës për herë të tretë në historinë e saj.

Michael Boxall, Kosta Barbarouse dhe Elijah Just ishin golashënuesit që e çuan Zelandën e Re në mesin e skuadrave më të mira në botë. Vlen të theksohet se ylli më i madh i skuadrës, Chris Wood, është dëmtuar dhe kjo mund të sjellë telashe për Nottingham Forest dhe tifozët e saj në luftën për Ligën e Kampionëve.

Kujtojmë se duke filluar nga Botërori 2026, për shkak të rritjes së numrit të ekipeve kombëtare në 48, Oqeanisë i është dhënë një vend i garantuar në këtë garë.

Në të njëjtën kohë, Kaledonia e Re do të ketë një shans të dytë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës pasi do të luajë në play-offin ndërkontinental. Në të do të marrin pjesë gjashtë kombëtare, por Kaledonia e Re do të jetë një jo-favorit absolut.

Më parë, Japonia u bë kombëtarja e parë që kualifikohej në Kupën e Botës. Pra, së bashku me tre nikoqirët, kemi pesë ekipe të ditura që tashmë mund të mendojnë për pjesëmarrje në Botëror. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

La Liga
Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Ndërkombëtare
Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler

Premier League
Arsim Abazi zbulon se sa fitoi te Malatayaspor për dy vite si futbollist

Arsim Abazi zbulon se sa fitoi te Malatayaspor për dy vite si futbollist

Ligat tjera
“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

Serie A
Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

Ndërkombëtare
Kalo në kategori