GR SUPRA A90 Final Edition sjell kulmin e performancës, por edhe çmimin e duhur.
Toyota GAZOO Racing vendosi t’i japë fund epokës së gjeneratës aktuale GR Supra në një mënyrë spektakolare – duke prezantuar një seri speciale GR Supra A90 Final Edition, transmeton Telegrafi.
I kufizuar në vetëm 300 njësi të rezervuar për Evropën dhe Japoninë, ky version jo vetëm që sjell performancë ekstra të rafinuar, por edhe nderon trashëgiminë e pasur të garave të modelit.
I ndikuar nga modelet GR Supra që konkurrojnë në drifting, gara qëndrueshmërie dhe NASCAR, si dhe versioni i suksesshëm GT4 që fitoi tituj të shumtë në duar private, A90 Final Edition është thelbi i ADN-së së garave të përkthyer në një makinë rrugore.
Nën kapakun e motorit është një motor 3-litërsh, ndërruesi manual. Rezultati? Motori tani jep 435 kuaj-fuqi, duke ofruar një shpejtësi maksimale prej 270 km/h. Përshpejtimi më i shpejtë u arrit duke modifikuar dhe optimizuar ECU.
Për përdorim më të mprehtë dhe më të qëndrueshëm, vetura përdor pezullimin e rregullueshëm KW, i njëjti nga versioni GT4.
Për të përmirësuar më tej stabilitetin, gomat janë më të gjera për 10 mm dhe janë montuar në fellne ultra të lehta, 19 inç përpara dhe një numër më i madh në pjesën e pasme. Kombinimi përfshin gomat Michelin Pilot Sport Cup 2.
Pamja e jashtme përmirësohet nga ngjyra e zezë mat dhe elementët garues të karbonit – spoileri i përparmë. Të gjitha pjesët janë testuar në tunelin e erës TGR Europe.
Një vështrim brenda zbulon idenë e vërtetë të makinës – kënaqësinë e ngasjes sportive. Ulëset sportive Recaro Podium CF të kuqe Alcantara ofrojnë mbështetje të përsosur gjatë kthesave të shpejta. Rripat e kuq të sigurimit, detajet e karbonit dhe Alcantara bëjnë të qartë se ky është një model i veçantë, i kufizuar.
Saktësisht 150 njësish po vijnë në Evropë. Çmimi në Japoni është rreth 92.500 euro, ndërsa çmimi në tregun gjerman është 142.800 euro, që është më shumë se BMW M4 Competition xDrive e pajisur plotësisht, madje edhe Porsche 911 Carrera T.
Ndryshe versioni fillestar i Supras me motor 2-litra, kushton 63.250 euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një nga shenjat më të vjetra të trafikut në Gjermani - a e dini funksionin e këtij shiriti të kuq?

Robotaksitë u gjobiten 589 herë vitin e kaluar

Prodhuesi i veturave luksoze elektrike tërheq automjetet e tij - arsyeja është qilimi!

BYD ka tejkaluar Tesla: Ka një karikues që është katër herë më i shpejtë se Supercharger

Pamje të tjera të dëmtimit të veturave Tesla, si protestë ndaj Elon Musk - pas hyrjes së tij në Shtëpinë e Bardhë

Honda provon qëndrueshmërinë e automjeteve të saj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler