LAJMI I FUNDIT:

Kosova përmbyll dy programe me vlerë 180 milionë euro, konsiderohet nga FMN si një nga shtetet me rritjen më të lartë ekonomike në Evropë

Kosova përmbyll dy programe me vlerë 180 milionë euro, konsiderohet nga FMN si një nga shtetet me rritjen më të lartë ekonomike në Evropë

Është mbajtur konferenca e përbashkët për media për shënimin e përmbylljes së dy programeve dyvjeçare me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), përkatësisht Programi i Aranzhimit për Gatishmëri (SBA) me vlerë 100 milionë euro dhe Programi i Resiliencës dhe Qëndrueshmërisë (RSF) me një vlerë rreth 80 milionë euro.

Në këtë konferencë, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, theksoi se Kosova ishte shteti i parë në rajon që përfitoi nga instrumenti RSF që kishte për qëllim të mbështeste shtetet që performojnë mirë. Me përkrahjen edhe të këtij instrumenti, Kosova lansoi ankandin e energjisë me erë, ankandin solar, si dhe finalizoi Ligjin për Energji të Ripërtritshme.

Ndërsa, SBA në anën tjetër mundësoi ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe përshpejtimin e reformave të cilat mundësuan rritje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Përmbushja e objektivave mundëson që Kosovës t’i vihen në dispozicion pjesa e mbetur e mjeteve, përkatësisht 16 milionë euro nga Programi SBA si dhe 10 milionë euro të tjera nga Programi RSF.


“Shefi i Misionit të FMN-së në Kosovë, David Amaglobeli përgëzoi Qeverinë e Kosovës dhe BQK-në, për progresin thelbësor të arritur. Amaglobeli nënvizoi stabilitetin makroekonomik të vendit duke deklaruar se Kosova ka pasur një rritje të lartë ekonomike. Përkatësisht, ai theksoi që rritja ekonomike e Kosovës për vitin 2024 pritet të jetë nga rritjet më të larta ekonomike në Evropë”, thuhet në njoftimin e bërë për media.

Tutje, thuhet se shefi i Misionit të FMN-së përmendi rritjen e punësimit dhe të pagave, uljen e inflacionit në 1.6%, si dhe uljen e borxhit publik nën nivelin 17%. Gjithashtu, ai theksoi stabilitetin e sektorit financiar në Kosovë si dhe rritjen e transparencës nga BQK.

“Se BQK ka performuar me përkushtim të lartë, u konfirmua edhe nga Guvernatori i BQK-së, Z. Ahmet Ismaili, i cili tha se ky institucion ka siguruar stabilitet financiar dhe ka realizuar objektivat strukturore dhe indikative”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Ministri Murati, Shefi i Misionit të FMN-së Amaglobeli dhe Guvernatori Ismaili shprehën mirënjohje të ndërsjellë për angazhimin dhe bashkëpunimin e suksesshëm deri më tani, dhe theksuan se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rritje të pagës minimale mbi 500 euro dhe 100 milionë euro për barnat esenciale - Kurti shpalos planet për të ardhmen

Rritje të pagës minimale mbi 500 euro dhe 100 milionë euro për barnat esenciale - Kurti shpalos planet për të ardhmen

Ekonomi
Tatimi në pronë e paralajmërimi për shtrenjtimin e rrymës, Asociacioni i komunave: Po rëndohet buxheti i qytetarëve dhe bizneseve

Tatimi në pronë e paralajmërimi për shtrenjtimin e rrymës, Asociacioni i komunave: Po rëndohet buxheti i qytetarëve dhe bizneseve

Ekonomi
Presidenca kundërshton propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike

Presidenca kundërshton propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike

Ekonomi
Rëndësia e promovimit të biznesit përmes medias - Forcimi i kredibilitetit dhe PR-it me PROMO artikull

Rëndësia e promovimit të biznesit përmes medias - Forcimi i kredibilitetit dhe PR-it me PROMO artikull

Ekonomi
Realizoje jetën e rehatisë dhe komoditetit në Kompleksin Linda

Realizoje jetën e rehatisë dhe komoditetit në Kompleksin Linda

Ekonomi
Kurseni më shumë, festoni më mirë: Në Emona Center zbritje ekskluzive për Fitër Bajram

Kurseni më shumë, festoni më mirë: Në Emona Center zbritje ekskluzive për Fitër Bajram

Ekonomi
Kalo në kategori