LAJMI I FUNDIT:

Dy yjet e Shqipërisë mund të mungojnë ndaj Anglisë, kombëtarja kuqezi niset sot drejt Londrës

Dy yjet e Shqipërisë mund të mungojnë ndaj Anglisë, kombëtarja kuqezi niset sot drejt Londrës

Kombëtarja Shqiptare zhvilloi paraditen e sotme (e mërkurë) në “Shtëpinë e Futbollit” seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e parë kualifikuese ndaj Anglisë.

Skuadra zhvilloi një seancë të plotë stërvitore, që zgjati rreth 1 orë e 30 minuta.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Marash Kumbulla dhe Ardian Ismajli u stërvitën të diferencuar, por të dy futbollistët do të udhëtojnë me skuadrën drejt Londrës dhe deri në fund do të vlerësohet gjendja e tyre për ndeshjen me Anglinë.


Stërvitja, në minutat e para u fokusua te përgatitja atletike, ndërsa më pas u fokusua te loja me top dhe provimi i situatave apo skemave të ndryshme të lojës, duke provuar edhe goditjet në portë.

Pas stërvitjes, Kombëtarja u kthye në hotel dhe më pas do të niset drejt aeroportit “Nënë Tereza”, nga ku do të udhëtojë drejt Londrës. Ndeshja me Anglinë do të luhet të premten më 21 mars, në orën 20:45 në stadiumin “Wembley”.

Pasditen e nesërme (e enjte) në orën 18:15, trajneri Sylvinjo dhe një nga lojtarët e skuadrës do të dalin në konferencën zyrtare për media nga stadiumi “Wembley” për të folur për këtë ndeshje të rëndësishme.

Më pas, po në stadiumin “Ëembley”, skuadra do të mbyllë përgatitjet për takimin e parë në kualifikueset e Kupës së Botës ndaj Anglisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mjekët i thanë Carvajalit në ambulancë se karriera e tij kishte përfunduar", ish-ylli i Real Madridit zbulon prapaskenat e lëndimit të spanjollit

La Liga
Dokumentari që zbulon skandalin e Laportës te Barcelona – publikohen detajet e para

Dokumentari që zbulon skandalin e Laportës te Barcelona – publikohen detajet e para

La Liga
Si po thyen Ruben Amorim një nga rregullat e pashkruara të futbollit

Si po thyen Ruben Amorim një nga rregullat e pashkruara të futbollit

Premier League
Ronaldo vetëm i 9-ti: Toni Kroos rendit 10 lojtarët më të mirë të goditjeve të lira të të gjitha kohërave

Ronaldo vetëm i 9-ti: Toni Kroos rendit 10 lojtarët më të mirë të goditjeve të lira të të gjitha kohërave

Ndërkombëtare
Mbappe dhe pjesa tjetër e ekipit të Francës shijojnë luksin në ndërtesën më të lartë në Kroaci – federata ka marr me qira të gjithë hotelin

Mbappe dhe pjesa tjetër e ekipit të Francës shijojnë luksin në ndërtesën më të lartë në Kroaci – federata ka marr me qira të gjithë hotelin

Përfaqësueset
Ronaldo mund të bëjë një rikthim sensacional te gjiganti evropian në formë huazimi

Ronaldo mund të bëjë një rikthim sensacional te gjiganti evropian në formë huazimi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori