LAJMI I FUNDIT:

Grenell mbështet Ramën, riposton reagimin e tij kundër Gjykatës Speciale në rastin e Thaçit

Grenell mbështet Ramën, riposton reagimin e tij kundër Gjykatës Speciale në rastin e Thaçit

Emisari për Misione të Posaçme i SHBA-së, Richard Grenell, ka ripostuar deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ku ai e cilëson Gjykatën Speciale si një tribunal “të turpshëm dhe të paturpshëm.”

Reagimi i Ramës erdhi pas vendimit të Speciales për të mos lejuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, të marrë pjesë në varrimin e babait të tij.

Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait
Lexo po ashtu Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

“Një poshtërim i ri nga një tribunal i turpshëm dhe i paturpshëm, i cili e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Parlamentit të Kosovës në bumerangun më brutal!”,  shkroi Rama, deklaratë e cila u ripostua nga Grenell.


Vendimi i Speciales ka nxitur diskutime mbi qëndrimin e aktorëve ndërkombëtarë ndaj Gjykatës Speciale dhe vendimeve të saj kundër ish-krerëve të UÇK-së./Telegrafi/